Preshevë, 8 nëntor (avj) -Pas shtagtë ditë prezentimi shfaqje pas shfaqeje, Juria  profesionale e festivalit të sivjet të komendive-presheva 2012 ka ndarë çmimet për aktorin dhe  komendinë më të mirë. aktorja më e mirë e festivalit u shpall  Albana Sançoli nga Tirani, aktori Luran Ahmeti nga Shkupi, regjisori më i mirë Burbuqe Berisha nga Prishtina,çmimi special iu nda Teatrit Dodona nga Prishtina,çmimi i karrierës aktorit Luftar Pajo,komedia më e mirë nga publiku u zgjodh “Harroje dashurinë” nga Tirana ndërkaq shfaqja më e mirë “Nata e dymbëdhjetë”

 

Mbrëmë ka përfunduar festivali i Komedisë në Preshevë,mirëpo paraprakisht është shfaqur komedia “Milioneri” nga Teatri Tbysisi nga Fieri i Shqipërisë. Edhe sonte në natën e fundit të Festivali salla ishte e mbushur përplotë me shikues që ishte vazhdimësi i interesimit gjatë shtatë ditëve që mbretëroi sa zgjati festivali i komedive dhe kështu Preshevë në këtë javë ishte shndërruar në vatër e vërtet kulturore. Pas përfundimit të shfaqjes së sontme,Juria profesioniste shpalli rezultatin përfundimtar të festivalit meqë siç dihet festivali kishte karakter garues. Kësisoj me vendim unanim,Juria  ndau çmimet e shfaqjeve të prezantuar gjatë këtyre shtatë ditëve.Anëtarja e jurisë Rozi Kostani,lexoi emrat e fituesve,me ç’rast tha se ,aktorja më e mirë e festivalit u shpall  Albana Sançoli nga Tirani,aktori Luran Ahmeti nga Shkupi,regjisori më i mirë Burbuqe Berisha nga Prishtina,çmimi special iu nda Teatrit Dodona nga Prishtina,çmimi i karrierës aktorit Luftar Pajo,komedia më e mirë nga publiku u zgjodh “Harroje dashurinë” nga Tirana ndërkaq shfaqja më e mirë “Nata e dymbëdhjetë” e Teatrit të Kosovës.Avni Jusufi

SHPËRNDAJE