Preshevë,10 qershor

Për shkak të një zënke në fushat e Rahovicës së Preshevës,ku ka ardhur një përleshje-grindje mes  qytetarëve të këtij fshati ka ndodhur një incident me ç’rast është dashur intervenimi i policisë.

Shih për këtë ,sipas një komunikate të policisë të lëshuar kohë m ëparë thuhet se :”Policia e Preshevës ka ngritur aktpadi në gjyqin e lartë të Vranjës kundër Bejtulla R. (19) nga fshati Rahovicë, komuna e Preshevës për shkak të dyshimit se ka gjuajtur në një kombajnë dhe me këtë ka kryer vepër penale për armëmbajtje pa leje dhe mjete eksploduese duke shkaktuar rrezik në përgjithësi.

Dyshohet se Bejtula R nga fshati Rahovicë me datë 6 korrik në fshatin Rahovicë, pas përleshjes fizike me dy bashkëvendës rreth përdorimit të kombanjës, ka gjuajtur 6 fishekë nga pushka gjysmë automatike në drejtim të kombajnës duke e dëmtuar atë.

Policia në objektin ndihmës të Bejtula R. ka gjetur gjysmë automatikun dhe 40 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Gjykatësi hetues në Vranjë i ka caktuar Bejtula R një muaj paraburgim.a.i.

SHPËRNDAJE