Në kancelaritë e qeverisë maqedonase në Shkup përfolet emri i Hajrulla Misinit, ish-komandant i UCK-s,  të jëtë ambasador nga Maqedonia  në OKB, kanë mësuar nga terreni burimet e agjenisë informative “Presheva Jonë”.  Por, për emërimin e  deputetit Misini, për ambasador në OKB në Gjenevë  celësat i ka VMRO,  që si duket nuk i konventon t’i jap këtë post për ish-komandant të UÇK-së. Dhe sot e kësaj dite, pas gjysëm viti, Maqedonia ka mbetur pa amabsador të vetin në OKB, ku qeveria e Shkupit arrinë të kursej nga  20 mijë euro për cdo muaj dhe VMRO nuk dëshiron që këto mjete t’i jap një ish-luftëtari të UCK-së, komandant “Shpatit”  ?!

 

 

Gjenevë/UNO, 13 qershor

 

 

Nga 20 janar i këtij viti FYROM (ish-Republika jugosllave e Maqedonisë) nuk ka ambasadorin e vetë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, për të zëvendësuar ish-ambasadorin Aziz Pollozhoni i cili ishe tërhequr (apo e kishin tërhequr?) papritmas nga misoni i OKB-së në Gjenevë. Mungesa e ish-ambasadorit të parë shiqptar nga Maqedonia në OKB ndihet dukshëm jo vetëm për diplomacinë maqedoanse, por edhe atë ndërkombëtare, pasi shumë diplomat botëror duke vlerësuar lart misionin e tij, pyesin për abstenimin e tij.

“Ministria e Punëve ta Jashtme e FYROM ende nuk e ka dërguar asnjë person në postin e ambasadorit të kësaj ish-Republike të Jugosllavisë në misionin e saj në OKB përkundër kërkesav të zyrtarëve të kësaj organizate…” i kanë deklaruar sot agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” zyrtaëte OKB-së në Gjenevë. Por, gjencia jonë ka mësuar se pengesa e kryesore për mos emërimin e ambasadorti të ri, pasardhësit të z.Pollozhani janë mosmarrëveshjet dhe  girndjet politike dhe diplomatike mbrenda partive politike në  Maqedoni, përfshirë këtu edhe ato shqiptare për ta fituar ketë post. Megjtihse posti i ambasadorit i takon nga radhët e shiptarëve, por pala maqedonase zhagon procesin, cka as pas gjashtë mujash kjo ihs-republikë jugosllave nuk ka edne ambasador të vetin në OKB. Sipas një dokumenti të OKB-së që na ka rënë në dorë shkruan se FYROM aktualisht nuk ka ambasor të vetin në OKB, dhe për momentin deri në zgjedhjen e tij znj. Veska Sotirovska është e ngarkuar t’i kryejë punët e “ambasadorit”. Por, sipas zyrtarve të Kombeve të Bashkuara,rastetë tilla janë të ralla qe një shtet anëtare të OKB-së të pritet kaq gjatë në emërimin e ambasadorit të ri dhe  e pakuptueshme është ky abstenim dhje heshjte nga pala maqedonase…

 

Burime e agjenisë informative “Presheva Jonë”  knaë mësuar nga terreni se në kancelaritë e qeverisë maqedonase përfolet emri i Hajrulla Misinit, ish-komandant i UCK-së që të jëtë ambasador nga Maqedonia  në OKB?  Por zhagitja e nominimit të  tij bëhet për shkak se z.Misini ka qenë komandant i  UÇK i njohur me nofullën Komandant “Shpati”. Roli dhe aktiviteti i deputeti të BDI-së Hajrullah Misinit gjatë luftës në Maqedoni  si  komandant “Shpati” në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare mbetet edhe më tej pengesa kryesore për angazhimin e tij jashtë vendit në misonin diplomatik të Maqedonisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me seli në Gjenevë, kanë njoftura burimet Brenda BDI-së për agjencinë “Presheva Jonë”.  “Nuk ka asgjë të re, do të presim edhe pak”, u përgjigj shkurt Misini, i cili vendin e tij në Parlament pritet t’ia lëshojë Artan Grubit, aktualisht shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërkohë, nga Qeveria njoftojnë se propozimi për emërimin e Hajrulla Misinit nuk ka arritur në kabinetin e kryeministrit Nikolla Gruevski.

 

Por, për emërimin e  deputetit Misini, për ambasador në OKB në Gjenevë  celësat i ka VMRO, që si duket nuk i konventon t’i jap këtë post për ish-komandant të UÇK-së. Dhe sot e kësaj dite, pas gjysëm viti, Maqedonia ka mbetur pa amabsador të vetin në OKB, ku qeveria e Shkupit arrinë të kursej nga  20 mijë euro për cdo muaj dhe VMRO nuk dëshiron që këto mjete t’i jap një ish-luftëtari të UCK-së, komandant “Shpatit”  ?!

SHPËRNDAJE