A ekziston apo jo “mafia shqiptare” në Zvicër ? Ishte kjo pyetja e gazetarit te agjencise  lajmeve “Presheva jonë” dhe ATSH  Nefail Maliqi ne Zvicër shtruar shefes se policise se Kantonit te Gjenevës, komandante Monica Bonfanti

 

Gjenevë  -Ditëve të fundit, kur në disa qendra evropiane po bisedohet për liberalizmin e vizave sikur edhe në Zvicër për të legalizuar emigrantët ilegal duke i furnizuar ata “pa letra” (“sans papiers”) me viza B, në disa media të vendeve evropiane, madje edhe në Zvicër nuk mungojnë shkrime për aktivitetet e “mafias shqiptare”.

Një titull i tillë bombastik ditëve të fundit u pa edhe në një gazetë zvicerane si “Mafia shqiptare në Zvicër e kap në dorë trafikun e gjitha llojeve të drogës” (“La mafia albanaise règne sur toutesles drogues“). Deri më tani rreth këtij shkrimi nuk ka reaguar as konsulata nga Shqipëria apo Kosova në Zvicër.

Gjurmëve të këtyre titujve dhe informacione gjoja për veprimin e “mafias shqiptare” në Gjenevë apo më gjerë në Zvicër, gazetari i agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” dhe ATSH-së ne Zvicër ka kontaktuar dhe biseduar me autoritetet zvicerane, në veçanti me policinë e Kantonit të Gjenevës dhe me ato Federale në Bernë (FEDPOL).

Shefja e policisë në Gjenevë, komandant Monica Bonfanti: “Mafia shqiptare” në Zvicër me shumë i shkon titujve të gazetave se sa realitetit!

Shefja e policisë së Kantonit të Gjenevës, komandantja Monica Bonfanti, ka thënë se në mesin e shumë trafikantëve nga Afrika, Serbia apo Rusia, një numër i konsiderueshëm vijnë edhe nga radhët e shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Bonfanti: Një pjesë të konsiderueshme të fitimeve nga droga, trafikantët ia dërgojnë bosëve të tyre politik në vendin e tyre të origjinës

“Këta janë kryesisht të rinj të moshës 18 deri 25 vjeç të ardhur kohët e fundit nga rajoni për të punuar dhe rastësisht ata mund të kenë rënë në rrjetet e ndryshme të trafikantëve dhe kriminalitetit. Por këto grupe të rinjsh, më shumë mund të konsiderohen banda kriminale që përpiqen të përfitojnë ilegalisht çoftë me vedhje apo trafik droge të cilët vijnë në vendin tonë për shkak se në vendin e tyre të orgjinës nuk kanë punë, perspektivë. Mos harroni se droga në vendin tonë nuk vjen vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Afgansitani dhe Turqia, përmes rrugëve të ndryshme që shpesh edhe Serbia mbetet një vend i preferueshëm për këta kontrabadstë”, ka thënë ajo.

Se a ekzison apo jo “Mafia shqitare” në Zvicër, shefja e Policisë së Kantonit të Gjenevës, mohon një gjë të tillë.

“Mafia shiptare nuk ekziston në Gjenevë as në vendin tonë dhe fatkeqësisht disa media termin e mafie shqiptare e përdorin për rritjen e shitjeve, se sa për të pasqyruar realitetin. Sidoqftë, termi “mafie shqiptare” në Zvicër nuk ka dalë nga goja e policisë. Më duket se ne jemi ata që e kontrollojmë situatën dhe e ndjekim krimin e organizuar në vendin tonë. Po, në fakt në Zvicër ne mesin e dhjetëra komuniteteve, ka grupe të vogla kriminale edhe nga radhët e shqiptarëve, qofshin ata nga Shqipëria apo Kosova”, ka shpjeguar shefja e policisë Bonfanti.

“Nga viti 2011 kur kishim një kriminalitet të lartë në vendin tonë, sot më nuk është ashtu dhe vërejmë një reduktim të madh, madje atyre të vjedhjeve ka rënë deri në 50 %. Ky bilanc dhe shifra të ulëta ne kanton, janë meritë natyrisht e policisë kantonale të Republikës së Gjenevës. Per dallim nga komunitetit tjera në kantonin tonë kemi telashe me plaçiktje nga ana e romunëve, çka në këte drejtim kemi angazhuar qe katër vite edhe policë nga Rumania dhe padyshim se ky bashkëpunim ka dhënë rezultate”, ka thënë tutje ajo.

SHPËRNDAJE