« Kur dialogu nuk funksionon, vetëm pushka mund t’i zgjidh problemet.” («When dialogue doesn’t work only arms can resolve the problems.”) ka pohuar Komandanti i UCPMB-së Shefket Hasani në intervistën dhënë agjencisë „Presheva Jonë“ të cilë deklarata më pastaj e transmetuar mediat botërore.

 

Interviste me Shefket Hasanin,

komandant i UCPMB-së, veprimtari i parë që veshi uniformën dhe ngrehi këmbën pushkës kundër Serbisë me 15 Nëntor “99

 

Dobrosin, 15 nëntor 2011/AIK-Presheva Jonë

“Serbët e Kosovës  po na mësojnë se si me cit barrikada n’rrugë..Ne kur t’i qesimim i qesim  jo drunjë por beton dhe aty më nuk ka te as te para. Kur serbët i qesin barrikadat në vend të haujin. Pra, nese vazhdon diskriminimi i shqiptarëve në Serbi dhe loja e serbëve në Veri të Mitorvicës nuk eshte qudi se edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës nesër te qesin barrikadat, bile ne n’token të veten…” thotë ish-luftëtari, veterani i UCMPB-së Shefket Hasani (komandant “poeti”) i cili para 13 vjetësh, më 15 nëntor 1999 krisi pushkën e parë kudër Serbisë. Pra këto janë disa tema sikur edhe situata aktuale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë pas 13 vjetesh që i rrahëm në ketë intervistë për agjencinë “Presheva Jonë” me komandt Shefket Hasanin, emri i të cilit në ditët para të lufitmeve mes forcave të UCPMB-së dhe dhe atyre serbe ishte gjithkan në mediat botërore duke filluar nga CNN, Le Monde, Washington Poste, Dely Telegraf, Tribune de Geneve, Le Temps, El Pais.. dhe natyrisht në gjitha mediat tona shqiptare etj…

HASANI : PUSHKA E PARË NË LUGINËN E PRESHVËS KRISI PËR T’MOS E KRISUR MË, POR SJELLJET E SERBISË PO NA E THEJNE MEDNJEN…

“Ne ish-luftëtarët, vetaranët e UCPMB-së që kemi lënë pushkët tash e sa vite, duke i dhënë  përparësi dialogut ne kërkojmë nga Serbia të  ndal turrrin, të ndal politikën e saj diskriminuese dhe mos të na e imponon sërish atë më të keqen që nuk e duam ne dhe sigurisht as populli serbë, t’i kapmim armët, sepse teshat i kemi ende pale në raft”, thotë fillimisht Komandant Hasani.

Presheva Jonë: Z.komandat, siq kemi mësuart nga mediat botërore dhe shiptare ju jeni njeriu I aprë që veshën uniformën e UCPMB-së, ushatri pari që jha kthyet pushkën serbisë në Luginën e  Preshevës në Dobrosin. Atëherë fillimisht cfarë mund të na thoni për 15 nëntorin 1999, ketë date historike të Lujginës së Preshevës. Cfarë domethënje ka kj date, ky përvjetor ?

KOMANDANT SHEFKET HASANI: Të flas për atë kohë, na duhet shumë gjëra për të thënë,  por ajo pushkë që ka krisur në Dobrosin, ishte pushkë jo për karrike në  pushtet, por për çlirim të këtyre trojeve  Dardane,. Ppara 13 vitesh ne fshati im u  rrethua nga paramilitarë e çetnikë serbë. Diku aty kah ora 13.15 minuta te 15 nentorit,  ushtonte  fshati nga artileria e tyre e rëndë dhe disa fëmijë të fshatit më lajmëruan  se po vijnë ushtria me na vra.Në atë kohë shumë burra kishin shkuar në  Pazar, kurse kishin mbetur shumë pleq e fëmijë. Unë me dy shokët e mi të  nderuar Feratin dhe Vehbiun përcollëm këtë situatë. Vendosa të krisi pushkën  se nuk e donë më kështu. Me të krisur pushka ime, iu bashkuan menjëherë edhe shumë pushkë tjera nga Kosova, luftëtar trima të trevave të ndryshme, që  ishin të gatshëm edhe ata edhe më herët, por kishin pritur kush do ja nisin luftën  i pari..

Ketyre diteve po mbushen, siq  e thatë edhe ju plot 13 vjet kur krisi pusjhka  e pArë në Dobrosin, kur nisën nga kacafytjet e para mes ushtrise ushtrise se shqipgtarve etnik ne Presheve, Bujanoc dhe Medvegje me emrin UCPMB deh forcave serbe JNA. Në përfundim të luftës në Kosovë, dy pikat më të nxehta që shqetësojnë NATO-s atë botë ishin dhe janë Mitrovica dhe Presheva. Në rajonin  e Preshevës ish-luftëtarë të UÇK-së po bashkohen me Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes të krijuar rishtazi, të njohur me shkurtimin e saj si UÇPMB.

Pas krisjes së pushkës së parë në Kosovën Lindore dhe pas vrasje së vëllezërve Saqipi, në janar të vitit 2000 dolën publikisht forcat e UCPMB-së të prira nga unë, ku bashkë me patriotin Ridvan Qazimin alias komandant “LLeshin”, i vrarë në rrethana ende të panjohura,  avancuan lirinë dhe proceset demokratike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Presheva Jonë: z.Hasani, si e shihni perspektiven e Presheves, Bujanocit dhe Medevgjes  tash pas 13-vjetësh vitesh ”lirie” dhe  lënies se armëve dhe sa janë  plotësuar të drejtat e qytetarëve të Kosovës Lindore pas përfundimi të luftës, sa është i bashkuar faktori politik në këto tre  komuna dhe për shumë gjëra tjera na njofton njëri ndër nismëtarët e parë të luftës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ?

KOMANDANT SHEFKET HASANI: Jo, jo asesi, në asnjë mënyrë. Fatkeqësisht po e them se të paktën gjysmë kërkesa nuk janë realizuar nga marrëveshjet qofshin mes faktorit shqiptarë me Beogradin apo ato me ndërkombëatrët. Ne luftuam për të realizuar vullnetin e  rreth 200.000 banorëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për të jetual në liri me të drejtë të bashkohen me Kosovën. Fundja, kjo pjesë e Kosovës, e ka dëshmuar vullnetin e vetë edhe gjatë referendumit të 1, 2 marsit të vitit 1992 që jemi pjesë e  pandarë e Kosovës, kjo nuk është një gjë e re, meqë është i njoihur jo vetëm Beogrdai, por edhe mbarë faktori ndërkombëtar. Përkundër faktit se këto bisedime tashmë veq kanë filluar, nuk don të thotë se me kaq ka përfunduar zjgidhja e krizës në ballkan. Prandaj, nuk duhet të harrohet trevat tona. Vërtetë Kosova Lindore do të jetë një çelës i së mirës për  të gjitha trojet etnike, kujto pozitën gjeografike të saj, dhe do të jetë  një nerv i ndieshëm i gjithë Europës Juglindore. Natyrisht me një Kosovë të pavarur edhe ne do frymojnë lirshëm. Por, gjithsesi edhe kërkesat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duhet ti ketë  parasysh faktori politik shqiptar i Kosovës dhe ai ndërkombëtar, për t’mos u bërë nesër vonë. 

Edhe  pse periudhë e gjatë dhe me këtë kohë ka pasur edhe lëvizje të  ndryshm pozitive, por edhe negative. Them negative sepse keto vitet e  fundit kemi pritur nje përmisim te situates, por jemi deshnmitare se shqiptaret po perjetojne ditet me te vështira, sikur te ishte endee regjimi dikatorial i Milloshevitqit, sepse ne trojet tona etnike ende ndicet politika diskriminuese ajo e varsjeve, represioni i vazhdueshem, provokimet, bastisjet, burgosjet dhe ndjekja  e te rinje me pretkest te luftes kunder kimit te organizuar apo të ‘krimeve te luftes, duke njdekur ata përmes hetuesive e permes gjqyeve, duke  burgusr të rinj tanë..procese keto të monutuara politike me dënime arbitare vetëm e vetëm per te povokuar largimin e tyre nga vendlidja  në drejtime të ndyrshme, kryesisht në Zvicer, Gjermani, apo vendet tjera perendimore…

QE DHJETE VJETE I KEMI DHËNË PËRPARËSI DIALOGUT…DHE GJITHECKA PO SILLET NE VEND,MADJE EDHE MA KEQ PER SHQIPTARET NEN SERBI, ME ARRESTIME, BURGJE…

Presheva Jonë: Po, mire z.Komandnat, krisi pushka e parë, u luftua, ranë ushtarë, heronjë sot dëshmorë …po rezulatet..Një politikan dhe ish-luftëtar i Kosovës dje i tha agjencisë sonë se do të ishte më mirë që ju aandej tmps e nishit luftën..”  Cfarë ju mendoni,  u desht apo s’u desht me krisë?

KOMANDANT SHEFKET HASANI: Lufta nuk ishte ilegale, por legale. Kur e krisa pushkën i pari, me shokët e mijë të idealit, e kemi pasur qëllimin që të çlirohemi nga regjimi i egër i Millosheviqit. Në këtë rast, përkulem para dëshmorëve të lirisë, përkulem para luleve të lirisë, që ranë trimërisht për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Regjimi serb ishte shumë i egër dhe të gjithë e dimë, se sa la pasoja të mëdha pas vetes.  Beogradi, sot po mundohet dhe po i bënë presion të madh qytetarëve autokton që janë në këto treva shqiptare. Pushka është krisur kundër padrejtësive, kundër robërisë dhe e kemi pasur të drejtën e revoltës. 

U desht apo nuk u desht me e nis lufteën ne e krisëm..dhunë, vrasje, malltretime, burgosje…tepër u bënë edhe sabri e kish fundin e vetë. E dine kush e rkise, e krise pushken vetem ai s ka cka humb asgjë. Ne a pasuirnë qe patëm a ?, ne a univesitetet, bankat, te drejtat qe i patem a ? ne nga keto asgje nuk i patem dhe asgje nuk humbnim nëse e nisëm luften  e impnura nga politika serbe. Me krismen e pushkes nga ne, UÇPMB-ja e ngriti në shkallë të lartë ceshtjen e kombetare te Kosoves Lindore, duke sensiblizura atë në arenën ndërkombëtare.

Presheva Jonë: Zoti komandant, koha e pushkës me duket se ka shkuar, tash problemt si tek ne Luginë ashtu edh në ballakn duhet zgjiedhen përmes isnitucioneve, pushtetit local dhe gjitha mjet
et për dialog ?

KOMANDANT SHEFKET HASANI: Po, carmatimi  i UÇPMB-së mbylli kapitullin e periudhës së armatosur duke i´a lëshuar vendin proceseve politike. Me gjithë ngadalësimin e këtyre proceseve lufta politike për realizimin e kërkesave legjitime  të shqiptarëve vazhdon edhe sot fatkeqësisht. Prandaj, ne nuk luftuam për robëri, diskriminim, për vrasje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës siq ishte vrasja e fundit e deputit dhe humanistit ing.Isuf Azizit oj Serbi, duhet ta dine njëhere e përgjithmonë jo vetem Serbia por edhe liderët tanë që tarahenën cdo ditë nalt e poshtë Preshevë via Beograd krah përkhai me markovicët. Prandaj, ne ish-luftëtarët, vetaranët e UCPMB-së që kemi lënë pushkët tash e sa vite, duke i dhënë  përparësi dialogut ne kërkojmë nga Serbia të  ndal turrrin, të ndal politikën e saj diskriminuese dhe mos të na e imponon sërish atë më të keqen që nuk e duam ne dhe sigurisht as populli serbë, t’i kapmim armët, sepse teshat i kemi ende pale në raft.  Pushka  e parë në Luginën e Preshevës krisi për t’ mos e krisur më, por sjelljet e Serbisë po na  e thejnë mendjen..

SHPËRNDAJE