KOLONEL GUDA DEMANTON: Qytetarët e Luginës mund të hyjnë në Kosovë pa pasaportë !

I pyetur  rreth  spekulimeve se policia  doganore e Republikës së Kosovës në kufi nuk lejon  të hyjnë në Kosovë pa pasaportë qytetarët e Luginës së Preshevës, shefi i policisë së doganave të Republikës së Kosovës kolonel Shaban Guda i ka deklaruar sot agjencisë informaitve kombëtare « Presheva Jonë » se « Jo,jo nuk është vërtetë një gjë e tillë. Qyetarët e Luginës së Preshevës, sikur deri më tash mund të hyjnë në Republikën e  Kosovës vetëm me letornjoftime. dmth. pa pasporta ! »

 

Prishtinë, 20 mars

 

Se si shpjegojnë se policia doganore e Kosovës, paskan kërkuar në një pikë kuiftare mes Kosovës dhe Serbisë disa udhtarëve pasaporta, madje edhe duke i vulosur ato…përgjegjësit  e doganave dhe policisë së Republikës së Kosovës  në vazhdim  kanë shpjegur për agjencinë tonë  se « mund të ketë ndodhë, në ndonjë rast specifik  që t’i kërkohet dikujt pasaportë, vetëm në ato raste, kur organet e rendit dyshojnë dicka, ne jemi shtet i bëjmë punët tona..Por normalisht qytetarët e Luginës mund të hyjnë në Kosovë vetëm me letërjoftime. ».

 

Burimet tona  njoftojnë se ka raste kur qytetarët, të shumtën e rasteve ng aradhët e serbëve me qëllim të deskriditimit të Kosovës, kur hynë ata në kufi me Kosovë, doganjerëve ju qesin qëllimisht pasaportat e Serbisë një për t’u shitur se “kjo është Serbi” dhe dy, pastaj për të pasur shkak për të “vajtuar” lart ose tek ndërkombëtarët se… ja Kosova nuk po e rrespekton marrëveshjen po na kerkon paspaorta dhe po na i vulos me Republika e Kosovës !…


1 Komente

  1. ArbenPrizreni, March 21, 2012:

    Valla dje ja keni fut krejt autobusit komplet me qytetare shqiptare te Presheves, dhe nje grua me leternjoftim mezi ka kalu tuj e lut policin.

Komentoni