Kolona të gjata ne Kufirin Preshevë-Maqedoni, Preshevë-Kosovë

Në anën tjetër të kufirit në Maqedoni për të hyrë në Preshevë, apo Preshevë-Kosovë ekipi i agjencisë “Presheva jonë” kur vizitoi pikat doganore, kolonat ishin të gjata disa kilometërshe edhe përkundër se ishin lëshuar në përdorim disa shtigje vendkalimesh kufitare për shkak të fluksit të tepruar të udhëtarëve për shkak pushimeve verore, ndërsa mërgimtarët tanë disa vijnë e disa shkojnë.

Preshevë,28 korrik

Edhe përkundër kalimit të ditëve të nxehta,frekuentimi në vendkalimet kufitare nuk ka të ndalur. Shih për këtë,ne sot vizituar vendkalimin kufitar mes Serbisë e Maqedonisë në Tabanoc e Preshevë,me ç’rast hasëm një kolonë marramendëse në anën maqedonase,ku duheshte të pritej me orë të tëra.

 

Pushimet verore, mërgimtarët, bëjnë kolona të gjata ne Kufirin Preshevë-Maqedoni, Preshevë-Kosoivë

 

Ndërkaq në anën tjetër,organet kufitare të Serbisë kishin hapur shtigje të shumta kufitare për mos vonesë të kalimtarëve dhe të mërgimtarëve ku për këtë pritej vetëm disa minuta dhe nuk kishte ndonjë procedurë të komplikuar,pothuajse formale dhe shkonte  qarkullimi mjaft mirë e shpejt. Ndërkaq,në anën tjetër të kufirit në Maqedoni për të hyrë në Serbi,kolonat ishin disa kilometrash edhe përkundër se ishin lëshuar në përdorim disa shtigje vendkalimesh kufitare për shkak të fluksit të tepruar të udhëtarëve. Dita e sotme dallonte nga të tjerat ,sepse ishte koha kur mërgimtarët tanë kanë filluar të kthehen në shtete e Evropës Perëndimore. Sido qoftë,pritja në kolonat e gjata në vendkalimet kufitare ishte sot mjaft e mërzitshme dhe e përcjellur me temperatura të larta.avni jusufi


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni