Kolegji Zgjedhor shtyn vendimin për fletët e gabuara

 

(I plotësuar)-Kolegji zgjedhor ka shtyrë vendimin për kërkesën e Partisë Socialiste (PS), e cila kërkon shpalljen e pavlefshme të procedurës dhe vendimit të KQZ, për numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara.

 

Shtyrja ka ardhur pas tërheqjes së Partisë Socialiste nga kërkesa e saj e parë që ka lidhje me datën 18 maj dhe që i referohet vendimit të KQZ-së për rinumërimin e votave në kutitë e gabuara.

 

Ndërsa për kërkesën e dytë të Partisë Socialiste (PS) e cila ka lidhje me datën e 23 maj ku kjo forcë politike kërkon pavlefshmërinë e fletëve të gabuara, Kolegji ka vendosur të shtyjë vendimin për t`u njohur më mirë me këtë çështje.

* * * * * * *

 

Në Kolegjin Zgjedhor ka nisur shqyrtimi i ankesës së PS-së

Ka nisur seanca e Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e ankimit të Partisë Socialiste (PS) për Zgjedhjet në Tiranë. Ankesa e PS lidhet me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për numërimin e fletëve të votimit që janë hedhur në kutitë e gabuara.

Vendimi i Kolegjit për këtë çështje do të përcaktojë dhe fituesin e garës për zgjedhjet në Tiranë. Ndërkohë që veç kësaj ankese, dje dy partitë kryesore kanë bërë dhe dy ankesa të tjera në KQZ.

Po dje, Kolegji rrëzoi ankesën e parë të Partisë Socialiste, që i kërkonte këtij institucioni detyrimin e KQZ-së për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë me datën 14 maj. Kjo kërkesë u pushua nga ana e Kolegjit, gjë që solli dhe reagimin e Partisë Socialiste, duke e cilësuar vendimin “si të pabazuar në ligji dhe të papranueshëm”.

* * * * * * *

 

Kolegji zgjedhor shqyrton sot aktin për votat e gabuara

Kolegji zgjedhor do të shqyrtojë sot kërkesën e dytë ankimore të Partisë Socialiste, e cila kërkon shpalljen e pavlefshme të procedurës dhe vendimit të KQZ, për numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutit e gabuara.

 

Në këtë kërkesë sqarohet se katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të propozuar nga mazhoranca, propozuan një projekt vendim sipas të cilit fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara të konsiderohen të vlefshme.

 

Përfaqësues të selisë rozë dhe tre anëtarët e KQZ-së e kanë kundërshtuar propozimin duke deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk kishte të drejtë të numëronte fletët dhe se mund ti hapte ato pas ankimimit të rezultateve zyrtare. Vendimi i sotëm pritet të vendosë pak a shumë fatin për drejtimin e Bashksië së Tiranës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni