Pas kërkesës së Partisë Socialiste për mosmiratimin e tabelës përmbledhëse të KZAZ 49, është tërhequr për të marrë vendim dhe ka vendosur pushimin e çështjes

Kolegji Zgjedhor pas kërkesës së Partisë Socialiste për mosmiratimin e tabelës përmbledhëse të KZAZ 49 është tërhequr për të marrë vendim dhe ka vendosur pushimin e çështjes.

Kolegji ka shqyrtuar ankimin e PS për mosmiratimin e tabelës përmbledhëse të KZAZ 49 nga ana e KQZ-së si dhe tejkalimin e afatit për nxjerrjen e rezultatit të Tiranës.

Në kërkesën ankimore të paraqitur nga PS-ja thuhet se, në përfundim të numërimit të votave për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, dhjetë KZAZ-të e kësaj zone aprovuan tabelat përmbledhëse të rezultateve të qendrave të votimit, ndërsa KZAZ-ja nr.49 nuk e miratoi këtë tabelë.

Nga numërimi i kutisë së fundit në njësinë 5, për kryetar të Bashkisë së Tiranës 5, Edi Rama, doli me dhjetë vota avantazh, në një kohë kur numri i votave të kontestuara ishte shumë herë më i madh, dhe kur ende nuk ishin hapur kutitë për funksione të tjera, nga të cilat rezultoi së shumë qytetarë kishin hedhe dhe votën për kreun e bashkisë së Tiranës.

Në këtë rast, KQZ në rolin e KZAZ-së për Bashkinë e Tiranës, pasi numëroi votat në këto kuti nxori dhe tabelën e rezultatit të njësisë 5 dhe tabelën përmbledhëse, sipas të cilës Lulzim Basha është fitues i Bashkisë me 81 vota plus.

SHPËRNDAJE