Bruksel, 25 prill  -Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot gjendet ne Bruksel për të prezantuar kërkesën e tij të re në lidhje me liberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës.

“Presheva jonë” duke iu referuar burimeve diplomatike ka mësuar se sot në orët e pasdites, Kryeministri i Kosovës do të takohet me Komisionerin e lartë të BE-së për migracion, Dimitris Avramopoulos.


Ai ka paralajmëruar se do të kërkojë që fillimisht të ndodh liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe më pas, në një afat prej dy vjetësh, Kosova të përmbushë kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Se si i komenton viziten dhe deklaratat e Isa Mustafës per vizten ne  Bruksel mbi liberalizmit te vizave zedhenësja e BE-së Maja Kocijancin ne nje bisedë sot per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ka thënë se “Komisioni është plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës, por nuk komenton mbi iniciativat e mundshme lidhur me përmbushjen e kritereve të nevojshëm për liberalizimin e vizave. Një takim është planifikuar të zhvillohet në mes të Komisionerit Avramopulos dhe Kryeministrit Mustafa sot n oret epara te pasdites gjatë vizitës së tij në Bruksel e kyrenistrit kosovar , ku gjendja e dialogut të liberalizimit të vizave do të jetë ndër temat e diskutuara..”

“Në një takim me Presidentin Thaçi më 9 shkurt, Presidenti Juncker përgëzoi përparimin që Kosova kohët e fundit ka bërë, duke përfshirë edhe të dhënat e rasteve të nivelit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky moment duhet të ruhet.” ka thënë në vazhdim znj.Kocijancic

Sipas zyrtares se BE-së “Komisioni gjithashtu njeh përpjekjet që Kosova ka bërë për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Siç është paraparë në propozimin legjislativ të Komisionit të majit 2016, ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është një kërkesë për liberalizimin e vizave. Është shumë e rëndësishme që ky proces të përfundohet në mënyrë që Komisioni të japë dritën e gjelbër për bashkë-ligjvënësit.”

SHPËRNDAJE