majajaaNga  dërguari yne special ne BE, Bruksel

Bruksel, 26 shtator  -Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijancic sot ka thënë për “Presheva jonë” ne Bruksel qe po ndjek bisedimet  mes Kosovës dhe Serbisë rreth kodit të telefonisë se  në kuadër të dialogut teknik mes Beogradit dhe Prishtinës po vazhdon puna mes dy paleve në fushën e telekomunikacionit.

“Ne me palët sot këtu ne Bruksel kemi nisur këto bisedime për kodin e telefonisë për Kosovën. Jemi në gjysmë te rrugës për arritjen e marrëveshjes për kodin e telefonisë për Kosovën. kemi ne dispozicion edhe tri dite e me shume ne këtë drejtim..” ka thëne ne vazhdim znj.Kocijancic.

Tahiri dhe Gjuriq tri ditë do te “hahen ” me kodin e telefonisë për Kosovën

Negociatat për zbatimin kësaj marrëveshjeje te filluara sot, do te zgjasin për katër dite rresht, deri te mërkurën e ardhshme (29 shtator) njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” e cila po ndjek bisedimet drejtpërsëdrejti në Bruksel.

Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijancic po ndjek bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë ka thëne në Bruklsel se “negociatat janë duke zhvilluar mes Prishtinës dhe Beogardit rreth kodit për  Kosovën, Siq e dini  BE-ja po kërkon një marrëveshje në sektorin e telekomunikacionit, ne bashke me palët  jemi duke punuar në këtë drejtim..

 

 

SHPËRNDAJE