Administrata aktuale në Preshevë duket se ka nisur me manipulimet e para parazgjedhore, e cila parasheh vetëm nga një vendvotim në katër fshatra (Rahovicë, Miratocë, Raincë dhe Corroticë) për cka kanë reaguar dje  krerët e  Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës  (PVD, UDSH, LPD dhe BDL) i kryesuar nga Kryetari Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi nga një takim me zyrtarër e ODHIR dhe OSBE, njftoan agjencia informative “Presheva Jonë”.

Preshevë, 28 prill

Preshevë, 27 prill 2012 – Përfaqësuesit e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës  (KSHLP) i kryesuar nga Kryetari Partisë Për Veprim Demokratik Riza Halimi,  Unionit Demokratik Shqiptar Rahmi Zylfiu dhe Bashkimit Demokratik te Lugines Skender Destani u takuan sot me zonjën Korian Jonker shefe e delegacionit ODHIR që vepron së bashku me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.

 

Në këtë takim u diskutua rreth zgjedhjeve të 6 majit si dhe për problemet që kanë të bëjnë me listën unike të zgjedhësve në komunën e Preshevës e posaçërisht në vendbanimet e Rahovicës, Miratocës,Raincës dhe Corroticës për të cilin gjë opinioni është i njoftuar. Në kuadër të këtij takimi janë diskutuar edhe probleme të tjera të kësaj natyre rreth shlyerjes të një numri të konsiderueshëm të votueseve nga lista zgjedhore, pjesëmarrja në votim të dëbuarve gjatë luftës dhe menjëherë pas luftës si dhe problemin e humbjes së të drejtës së tyre për vendbanim, thuhet një një komunikatë të  zyrës së komisionit qendror rë KSHLP-së dhe zyrës për informim e PVD-së.

SHPËRNDAJE