Sipas KMDNJ, komunikatën në mbështetje të Belgzim Kamberit e kanë nënshkruar përffaqësuesë të 13 organizatave (më poshtë) joqeveritare serbe me seli në Beograd
 
Preshevë, 4 qershor /AIK-Presheva Jonë
 
Me rastin e ftesës në stacionin e policise të Belgzim Kamberit, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc, ne i bëjmë apel Prokurorisë publike themelore në Vranjë që pa asnjë shtyerje, ta ndërprejë procedurën dhe ndjekjen penale të atyre qytetarëve që demaskojnë shkeljen e të drejtave të njeriut dhe diskriminimin, njofton agjencia informative kombëtare „Presheva Jonë“.
 
„Nga Prokuroria presim që të reagoj shpejt dhe në mënyrë adekuate, në rastet kur janë shkaktuar akte të dhunës dhe të diskriminimit ndaj qytetarëve të Serbisë, për shkak të ndonjë përkatësie të tyre personale, si dhe të bashkëpunoj me mbrojtësit e të drejtave të njeriut në këto procedura, e jo të udhëheq procedura kundër tyre, për shkak të demaskimit të rasteve të diskriminimit..“ thuhet në komunikatën e fundit për shtyp  lëshuar sot nga KMDNJ në Preshevë.
 
Sipas KMDNJ, komunikatën në mbështetje të Belgzim Kamberit e kanë nënshkruar përfaqësues të 13 organizatave (më poshtë) joqeveritare serbe me seli në Beograd:
1. Anëtarët e Koalicionit kundër diskriminimit:
Qendra për avansimin e studimeve juridike
Civil Rights Defenders
Labris – organizata për të drejtat njerëzore të lezbejkave
Rrjeti i këshillave për të drejtat e njeriut (CHRIS network)
Shoqata e studentëve me hendikep
Gayten LGBT
PRAXIS
Qendra rajonale për pakicat
 
2.  YUCOM – Komiteti I juristëve për të drejtat e njeriut
3.  Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut
4.  Fondi për të Drejtën Humanitare
5.  Qendra për dekontaminim kulturor
6.  Gratë në të zeza
SHPËRNDAJE