Njeriu, ka pasione të ndryshme, por ato i zgjedh njeriu, në varësi të situatave apo edhe të dashurisë që ushqen për një gjë të tillë, kjo vërehet tek nxënësit e Klubit të Karatesë “Besa” nga Bujanoci, të pasionuar pas këtij sporti, sa kanë arritur që edhe prindërit të i mbërthejnë afër veti e posaçërisht kur është fjala për gara. Natyrisht se një gjë te tillë mund ta shohim edhe tek treneri i këtij Klubi, që me vullnetin dhe fuqinë e tij jep një kontribut të veçantë për këtë sport, e kush tjetër përpos Ramiz Asllanit nga Bujanoci, i cili nuk e anashkalon as një gare ne vend dhe rajon, vetëm e vetëm qe te sjell talent te ri ne këtë sport.

Valon BEGZADI

Bujanoc, 15 qershor / AIK-Presheva Jonë

Për kohë e mot sporte e individë, në vendin tonë, nëpër periudha të ndryshme, kanë lënë gjurmë e vulë të kohës! Shpesh janë bërë krahasimet se është më lehtë në sport ekipor apo në atë individual, gjithnjë duke pretenduar se më jetëgjatë është individi, sportisti i cili, mbanë gjithë barrën e suksesit e mossuksesit, ndonëse edhe kjo është relative dhe Klubi i Karatesë “Besa” i ka që të dyja.

Njeriu, ka pasione të ndryshme, por ato i zgjedh njeriu, në varësi të situatave apo edhe të dashurisë që ushqen për një gjë të tillë, kjo vërehet tek nxënësit e Klubit të Karatesë “Besa” nga Bujanoci, të pasionuar pas këtij sporti, sa kanë arritur që edhe prindërit të i mbërthejnë afër veti e posaçërisht kur është fjala për gara. Natyrisht se një gjë te tillë mund ta shohim edhe tek treneri i këtij Klubi, që me vullnetin dhe fuqinë e tij jep një kontribut të veçantë për këtë sport, e kush tjetër përpos Ramiz Asllanit nga Bujanoci, i cili nuk e anashkalon as një gare ne vend dhe rajon, vetëm e vetëm qe te sjell talent te ri ne këtë sport. 

 

Në mes treneri i KK “BESA”, Ramiz Asllani me garuesit nga ky Klub

Kështu të dielën, më 12 qershor 2011 në Vraje është zhvilluar Gara e XIII ndërkombëtare në karate, në të cilin klubi i karatesë “Besa” nga Bujanoci në Disiplinën Kata, për grupmoshat 2002 u radhit e para. Ky ishte një sukses i madh, pasi që në këtë garë morën pjesë 26 klube të karatesë me 320 garues nga Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia.

            Klubi i karatesë “Besa” u paraqit me 8 garues të të gjitha gjeneratave, prej atyre më të reja e deri në grupmoshat 1994/95, të cilët arritën të fitojnë plot 8 medalje në disiplinat ekipore dhe individuale: 1 medalje të arta, 3 të argjendta, 4 të bronzta. Vendi i parë i takoi KK “Dardania” Gjilan, ndërsa vendi i dytë KK “Besa” për grupmoshat 94/95, në disiplinën e Kumite (Lufte). 

Nga radhët e Klubit të karatesë “Besa” me prezantimin e tyre të shkëlqyeshëm në këtë Garë u veçuan garueset Lirika Hasani vendin e pare ne Kata (2002), Halil Xhelili, vendin e dyte ne Kumite (Luftë) 94/95, Valon Ismaili, vendin e dyte kumite (Luftera), Guximtar Hasani, vendin e dyte kumite (Luftera), Arbnor Ramadani, vendin e pare ne luftëra ekipore, grupmosha 94/95, po ashtu në garë ketë ekip e përfaqësuan edhe Redon   Sherifi, te dytin (2002) Laninot Destani, te dytin (1999), Hasan  Destani, te tretin (1998), dhe Evelina Mustafa, te tretin (1998) të cilat u kurorëzuan me medalje dhe diploma.

 Ishte ky një rezultat pak a shumë i pritur nga garuesit tanë, të cilët e dëshmuan që janë shumë mirë të përgatitur. Jemi të sigurt që këto rezultate do t’i përsërisim edhe në të ardhmen, duke shpresuar dhe pretenduar edhe shumë më lartë, është shprehur Trajneri i Klubit te Karatesë “Besa”, Ramiz Asllani.

Këtij Klubi çdo vite i ndahet një stimulim, simbolik nga buxheti i komunës se Bujanocit, por qe nuk i mjaftojnë, sa duhet.

 

SHPËRNDAJE