Klinton: Izraeli duhej të përgjigjet

 

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton i ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve të bëjnë çfarë është e mundur që të mos ketë rritje të mëtejshme të dhunës pas sulmit të djeshëm në Jerusalem, që la një të vdekur dhe mbi 20 të plagosur.

Sot Izraeli ndërmorri sulme të reja nga ajri kundër pozicioneve të militantëve në Rripin e Gazës, prej nga u hodhën raketa dhe prredha në territorin izraelit.

Klinton tha se Izraeli duhej të përgjigjet.

“Isha e shokuar dhe thellësisht e pikëlluar kur mësova për shpërthimin në Jerusalem, që mori të paktën një jetë dhe plagosi civilë të pafajshëm. Terrorizmi dhe sulmet ndaj civilëve kurrë nuk justifikohen, dhe Izraelki, ashtu si të gjitha vendet tjera, duhet të përgjigjen kur ato të ndodhin”, tha Klinton.

Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, mbërriti në Izrael për të shtyrë përpara përpjekjet paqësore. Gejts do të takohet me homologun Ehud Barak.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni