Kleriku irakian paralajmëron rezistencë nëse mbeten forcat amerikane

Kleriku radikal shiit Muktada al Sadr tha se ithtarët e tij do ta vazhdojnë rezistencën nëse forcat e Shteteve të Bashkuara nuk e lëshojnë Irakun siç është planifikuar.

“Nëse amerikanët nuk e lëshojnë Irakun, ne do ta rritim rezistencën ushtarake dhe do t’i rifillojmë aktivitetet e Armatës Mahdi”, tha al Sadr në një deklaratë.

Komentet e tij pasuan deklaratën e Sekretarit të Mbrojtjes Robert Gejts, i cili në Mosul deklaroi se disa trupa amerikane mund të mbeten në Irak me vite, përtej afatit të caktuar për tërheqjen e të gjitha trupave të Shteteve të Bashkuara deri në fund të vitit 2011.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni