vrasssNatyrisht besoj që edhe familjarët e tjerë e qytetarë, nuk ndihen mirë me këto veprimeve te klanit pronto-ShIK-ut, që edhe vetë ish- pushtetarë të lartë, të shtetit po e pranojnë se këto janë bërë nga njerëzit e ShIK-ut, duke harruar që edhe vete ata janë pjesë e të gjitha këtyre që po dëgjojmë. Po njerëzit që kanë vrarë veprimtarë të LDK-së dhe qytetarë vetëm pse e kanë përkrahur këtë parti dhe Presidentit Rugova janë në institucionet e shtetit të Republikës së Kosovës, e që deri sa janë njerëz që kanë bërë krime vrasje, vjedhje, punësime të paligjshme, me të cilët nuk do të ketë përparim zhvillim Republika e Kosovës”, ka theksuar aktivisti i LDK –së, Fetah Rudi.

Aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fetah Rudi, ka akuzuar gjithnjë pjesëtarët e ish-Shërbimit Informativ të Kosovës për atentatin ndaj tij, që u bë në vitin 2000 e që e la të palëvizshëm.  Publikimi i një serie të përgjimeve, ku protagonistë janë pikërisht ish krerët e SHIK-ut, të cilët dëgjohen duke orkestruar punësime nëpër institucione shtetërore të Kosovës, po i përcjellë vazhdimisht edhe z. Rudi.  Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ai thotë se ish-Pjesëtarët e SHIK-ut, janë akuzuar me të drejtë për vrasjet politike dhe se për këto krime duhet të dënohen. “Po me vëmendje po i përcjellë këto përgjime të klanit ” Pronto ” , që nuk është e rastësishme, se të gjitha këto që i ka bërë ky klan po unë them se ky është klani SHIK-ut . Po me të drejtë janë akuzuar dhe jo vetëm që akuzohen por edhe duhen të arrestohen të dënohen”, ka thënë Rudi.  Sipas tij, me këto përgjime po vërtetohet se, punësimet e po ashtu edhe vrasjet janë kryer nga njerëzit e fortë apo Komandantët.  “Po sigurisht nuk ndihen mirë familjaret e të vrarëve e të dëmtuarëve, por tash po vërtetohet se këta njerëz i kanë bërë të gjithë. Kjo  po vërtetohet me këto përgjime se edhe vrasjet edhe punësimet janë bërë nga njerëzit e fortë, do të thotë komandantët”, ka nënvizuar ai. Më tej, Rudi ka deklaruar, se njerëzit që kanë vrarë, veprimtarë të LDK –së dhe qytetarë, vetëm pse e kanë përkrahur këtë parti dhe Presidentit Rugova janë në institucionet e shtetit të Republikës së Kosovës. “Por natyrisht besoj që edhe familjarët e tjerë e qytetarë, nuk ndihen mirë me këto veprimeve te klanit pronto-ShIK-ut, që edhe vetë ish- pushtetarë të lartë, të shtetit po e pranojnë se këto janë bërë nga njerëzit e ShIK-ut, duke harruar që edhe vete ata janë pjesë e të gjitha këtyre që po dëgjojmë. Po njerëzit që kanë vrarë veprimtarë të LDK-së dhe qytetarë vetëm pse e kanë përkrahur këtë parti dhe Presidentit Rugova janë në institucionet e shtetit të Republikës së Kosovës, e që deri sa janë njerëz që kanë bërë krime vrasje, vjedhje, punësime të paligjshme, me të cilët nuk do të ketë përparim zhvillim Republika e Kosovës”, ka theksuar ai.

Nga ana tjetër, sipas analistit Skënder Zogaj, ajo që po pasqyrohet nga bisedat e përgjuara është e mjaftueshme për të konstatuar, se klani Pronto ka bërë krejt çka i ka ardhur doresh, pa përjashtuar edhe planifikimin e vrasjeve të ndodhura. “Përgjimet e kanë nxjerrë në shesh faqen e zezë të nëntokës së mjerë mafioze, sepse   ka të bëjë me një klan maskarenjsh, të cilët që prapa maskave patriotik i kanë fshehur fytyrat e ndyra, prej zuzarësh që nuk e kanë asnjë pikë ideali njerëzor dhe që për interesa personale janë në gjendje ta sakatojë babën e vet. Këtë tashmë e kanë dëshmuar me gojën e tyre dhe fjalorin rrugaçëror. Ajo që po pasqyrohet nga bisedat e përgjuara është e mjaftueshme për të konstatuar se klani pronto ka bërë krejt çka i ka ardhur doresh, pa përjashtuar edhe planifikimin e vrasjeve të ndodhura dhe të tjerave, që kanë me ndodh nga nënat e shara fëlliqur kot së koti”, ka potencuar ai.  Sipas analistit Zogaj, vrasësit politik duhet të kërkohen pikërisht te ky klan,  sepse vrasjet kanë ndodhur në taborin e kundërt, të LDK-së.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

SHPËRNDAJE