KK i PRESHEVËS MBAN MBLEDHJEN E DYTË-KËSHILLTARËT ME PAGESË

Ragmi Mustafa dhe Skender Destani të cilët për shkak shkuarjes në postet udhëheqëse të komunës së Preshevës,  në vend të tyre janë emëruar Bajram Jashari nga PDSH dhe Hydajete Veliu nga BDL, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

Preshevë,19 qershor

 

Kuvendi komunal i Preshevës sot ka mbajtur mbledhjen e dytë  në përbërje të re ku si pika  qendrore të rendit të ditës ishin verifikimi i dy mandateve të këshilltarëve të rinj të cilët kanë zëvendësuar dy këshilltarët e rinj që ua kanë liruar vendin këshilltarët e mëparshëm Ragmi Mustafa dhe Skender Destani të cilët për shkak shkuarjes në postet udhëheqëse të komunës së Preshevës dhe në vend të tyre janë emëruar Bajram Jashari nga PDSH dhe Hydajete Veliu nga BDL.

 

Po ashtu në këtë mbledhje është debatuar edhe për emërimin e anëtarëve të komisioneve  komunale që do ta drejtojnë  pushtetin lokal si dhe janë miratuar disa vendime të tjera me rëndësi jetike për komunën e Preshevës  si dhe është vendosur që në të ardhmen këshilltarët të kenë një paushall prej 12 mije dinarëve për punën që do ta bëjnë si këshilltarë në Kuvendin Komunal të Preshevës që më parë e kishin  3 mijë dinarë për çdo pjesëmarrje në kuvend.

 

Edhe në këtë mbledhje të pakënaqur me vendimet e shumicës gjegjësisht me vendimet koalicionit qeverisës,opozita ka lëshuar punimet e seancës  duke marrë për bazë mos respektimin e rregullores komunale si dhe të pakënaqur me hapësirën e lënë për ta në komisionet punuese të Kuvendit komunal të Preshevës.a.i.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni