Résultat de recherche d'images pour "Valentina Halitit"Jeta e Valentina Halitit ngjan vërtetë si një film, pa e menduar se jeta do ta befasonte e do t’i sjellte të papritura.

Në një rrëfin ekskluziv  Valentina Haliti rrëfen jetën e saj.

Një vajzë tiranase që nuk e kishte menduar asnjëherë luftën, por ja që lufta e sjelli atë në Drenica si luftetare dhe si nuse në Skenderaj.

Valentina Murgu me origjinë nga Dibra e rritur ne një familje modeste me tradita të forta të shqiptarve nxënëse ne shkollën A.Z.Çajupi në Tiranë fëmiu më i madh në familje.

Aty tek rruga ku jetoja unë në Tiranë rruga Siri Kodra, kishte shumë fabrika rrobaqepëse në një prej tyre punonin vullnetar dhe një ditë pyeta se për çfarë keto rroba?
Shefja e repartit mu pergjigj nëse do jesh punëtore vullnetare duhet te jesh shumë sekrete mos ta dij askush se çfarë qep ketu. Unë pranova ku edhe takova disa kosovar njëri ndër ta ishte edhe bashkëshorti im, ku më tregoj se per çfarë bëhet fjalë dhe se duhen njerez te vendosur. Më pranuan aty dhe çdo ditë nga shkolla shkoja pas ores 1 qepja uniforma të UÇK-së pa e imagjinuar qe një ditë atë uniformë do ta vesh edhe unë.

Fillova të shoqerohem me Hasan Halitin bashkshortin tim dhe të takoj shumë njerez të fortë, që flisnin për një organizatë që do vepronte ne Kosovë për çlirimin nga Serbia.

Valentina thotë se ishte viti 1996 kur ajo u martua me bashkëshortin e saj nga Drenica nga fshati Burojë i Skenderajt.

Dhe kjo martesë papritur do të mar kahje krejt ndryshe për jetën e saj. E kishte në ëndërr të bëhet artiste e donte shkollën, kishte një jetë luksoze, por ja që filloj lufta në Kosovë dhe ajo së bashku me bashkëshortin e saj u aktivizuan në Ushtrinë Çlirimtre të Kosovës, fillimisht si organizatore në tubime të ndryshme në Tiranë, pastaj u aktivizova në Cahanaj, ku u përgatita si ushtare për të marrë rrugën më pas drejt Kosovës së bashku me bashkëshortin dhe shumë ushtarë tjerë të Lirisë, transmeton Drenica Press.

Pas ardhjes sime në Kosovë u vendosa në shtëpinë e bashkëshortit tim në Burojë, u angazhova në Brigadën Arben Haliti 112, ku përpos që merrja pjesë në vijat e frontit,  poashtu ditë e natë gatuaja bukë për ushtarët e UÇK-së, ku jeta ime ishte rënduar shumë, duke ndjerë erën e tymit ngado, luftë shkatërrim në të gjitha anët.

Dhe ja ku jam tani me një shëndet të rënduar, jetoj në Skenderaj me një gjëndje të rëndë shëndetësore, ku vetëm për ilaçe çdo muaj shpenzoj 200 euro. Unë kam tani një terapi të përjetshme, kam insuficiente kardia Hypokalcemia Humbje te lengut fiziologjik te lordozes. Gastrit chronik Hypoparatiroidizem

Por ajo që me lëndon më së shumti se OVL e UÇK-së më ka përkrahur shumë pak deri tani më kanë dërguar 50 euro për Bajram dhe 100 euro për Vitin e Ri e ndërsa as 200 euro për një muaj të ilaçeve  nuk më kanë dhënë.

Poashtu edhe Komuna e Skenderajt më ka përkrahur shumë pak, ku për katër vite më ka përkrahur me vetëm 400 euro.

Valentina thotë se më mirë të ishte e vdekur se sa të jetoj këtë jetë në këtë gjëndje të rëndë shëndetësore, por nuk mjafton vetëm kjo sëmundje ajo që e lëndon atë është edhe statuset në faqet e rrejshme në Facebook, ku pa lejen e saj kërkojnë ndihmë për të dhe nuk di se çfarë ndodh me to

SHPËRNDAJE