Pekin, 13 janar – Numri i automjeteve të regjistruara në Kinë në vitin 2011 ka tejkaluar shifrën 100 milionë dhe për herë të parë është më i madh sesa numri i motoçikletave, kumtoi Ministria kineze e Sigurisë Publike.

Numri i automjeteve vitin e kaluar ka qenë për 14.9 milionë sosh më i lartë krahasuar me  vitin 2010.

Pekini me 4.7 milionë automjete udhëtarësh është i pari në listën prej 14 qyteteve kineze që kanë mbi një milion automobila. Mes pronarëve të automjeteve, 61 milionë, apo 58 për qind, janë persona privatë, të cilët kryesisht ngasin modele më të vogla.

Numri i përgjithshëm i automjeteve motorike, përfshi edhe motoçikletat, shënon mbi 225 milionë. Në pesë vjetët e kaluar numri i automjeteve të reja rritet për 19.86 milionë në vit, ndërsa statistika tregon se mes 230 milionë shoferëve, rreth 19 për qind janë gra.

SHPËRNDAJE