Kim Kardashian në darkë romantike !

(AIK-Presheva Jone)

 

Kim Kardashian tashmë e ka të dashurin e ri, lojtarin e bejsbollit, Kris Humphries-it. Që një kohë ata janë së bashku, ndërsa mediet e huaja u mbushën me shkrime për këtë çift. Kris dhe Kim u panë së fundi në një darkë romantike në Nju-Jork. Kris e kishte ditëlindjen dhe ata kanë pasur dy arsye për festim. E para, normalisht që është dashuria e sapofilluar. Pas darkës, restorantin e lëshuan të kapur për dore. U munduan që të mos ua vërë veshin paparacëve, të cilët i rrethuan. Shkuan deri te vetura e Kris-it, ndërsa në rrugë e takuan edhe një lypës. Kur ai kërkoi para nga Kris dhe Kim, bejsbollisti iu përgjigj: “Zonjusha e pagoi darkën, unë as që kam kuletë me vete”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni