Pjesëtarët e KFOR-it amerikan kanë hequr sot rreth orës 02:00 të mëngjesit barrikadën që e kanë vendosur serbët.

Ushtarët e KFOR-it në këmbë kanë kapërcyer barrikadën dhe kanë vendosur tela me gjemba nga kthesa afër rrugës alternative drejt Rudnicës si dhe është bllokuar magjistralja e Ibrit nga veriu i Kosovës drejt Serbisë.

KFOR-i synon të parandalojë shfrytëzimin e kësaj rruge alternative për kalime të paautorizuara kufitare si dhe për të kontrolluar makinat në postbllokun e ri. Ndërkaq mësohet gjithashtu se Porta 1, teknikisht është operacionale dhe e gatshme për tu përdorur.

SHPËRNDAJE