Sezoni turistik ka nisur tashmë dhe përmirësimi i imazhit të vendit është në fokus të aktivitetit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Franka Paloka, u shpreh në një intervistë për mediet, se aktivitetet promocionale si panairet, pritet të rrisin numrin e vizitorëve edhe gjatë këtij sezoni turistik që sapo ka nisur.

Sipas zonjës Paloka, krahas përmirësimit të imazhit të vendit, po synohet të jetë në nivelin e duhur produkti i ofruar.

Sipas Palokës, për këtë sezon janë realizuar një sërë botimesh promocionale në gjuhë të ndryshme.

Gjatë vitit që shkoi, numri i vizitorëve u llogarit në rreth 3,5 milionë, duke e kthyer kështu Shqipërinë në një destinacion të rëndësishëm turistik në rajon.

SHPËRNDAJE