keshjtjttGjenevë, 20 tetor  -Para ca ditesh ne Gjenevë u mbajt evenmenti kulturor i sharmit “Glamour, Miss Balkans Geneva” ku u prezentuan bukuroshet e ballkanit. Në ketë Gala mbrëmje te bukurisë mori pjesë edhe Misss Kosova – Univers-2010. Keshtjella Pepshi, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra.

 

Keshtjella Pepshi në Gjenevë: Bukuria është ambasadore e kombit !..  

keshjttKështjella Pepshi e cila jeton në Zvicër u takuam në hotelin “Warvick” ku zhvilluam me te një bisedë të shkurtër për gazeten “Bota sot” dhe agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicër. Ajo na rrefeu për jetën dhe karrierën e saj, të cilën e afirmuan ate jo vetëm në Kosovë. Kështjella në rrugëtimin e saj për t’u ngjitur në majat e bukurisë e gjeti frymëzimin dhe përkrahjen e madhe nga prindërit e saj, sidomos nga nëna, Zize Pepshi veprimtare e dallur e çështjës kombëtare. Keshtjella fillimisht e nisi ne kryqytetin helvetik e cila zuri vende tëmerituar, të larta ne Miss Berne e me pas ne Miss Kosova dhe deri ne Miss Univers në Las Vegas te SHBA-ve.

Keshtjella Pepshi fale bukurise dhe talentit deri tash ka provuar aktrimin, madje edhe politiken e cila pushtoi faqet e para te gazetave zvicerane me tituj si: “Ish miss Kosova 2010, Kështjella Pepshi synon postin e deputetes në Parlamentin zviceran” apo “Bukuroshja kosovare Kështjella Pepshi dje Miss, sot drejt Parlamentit zviceran” etj (“Keshtjella Pepshi kandidiert für den Nationalrat Miss Kosovo will für die CVP ins Bundeshaus”, “Kështjella Pepshi, Miss Kosovo veut siéger au Conseil national”)

 

Keshtjella: Herën tjeter kur do te vi ne Gjenevë, do të vi me një suprizë. Ate do ta zbuloj ne diten e Flamurit me 28 Nëntor 

Keshtjella, krahas bukurosheve nga ballkani qe prezentuan ne Gala brëmjen “Glamour, Miss Balkans Geneva” ajo shkelqente me sharmin e dhe bukurinë e saj. “Edhe sonte këtu në Gjenevë pash se në mesin e shumë bukurosheve, bukuria shqiptare shëndrrinte si hana natën, apo dielli ditën. Prezentimi i bukurosheve shqiptare qofte ketu ne metropolin diplomatik nderkombëtar ne Gjenevë apo ne Berne e Las Vegas, në njërfarë mënyre është edhe lobim për Kosoven, bukurinë e shqiptare ndoshta me shumë se sa politikjt tanë që bëjnë sot për vendin tonë. Prandaj, nuk thuhet kot se, bukuria eshte ambasadore e kombit !”

“Herën tjeter kur do te vi ne Gjenevë, do të vi me një surprizë.  Au revoir  Geneva !..” me  keto fjalë edhe u ndame me Kështjellën me bukuroshen kosovare  e cila nuk deshti ta zbuloje kësaj radhe sekretin, surprizën e saj në vazhdim te karrires së saj. Por ajo na premtoi se me 28 Nëntor-Diten e Flamurit do te mesojmë më shume per sukseset dhe befasine e saj per publikun shqiptar !pepshiiigg

 

SHPËRNDAJE