Bujanoc, 27 korrik – Këshilli nacional serb ka shprehur pakënaqësinë e tij për pabarazinë e tre komuniteteve që jetojnë në Bujanoc, duke e parë këtë pabarazi si kërcënim të mbijetesës së popullit serb në këtë rajon.

“Situata ekzistuese është si rezultat i falsifikimit të regjistrimit të popullsisë të vitit 2002”, thekson KNS-ja, duke shtuar se “do të niset një iniciativë për të “vërtetuar përgjegjësinë e organeve dhe individëve që kanë falsifikuar regjistrimin dhe zgjedhjet e vitit 2008”.

“Shqiptarizimi i komunës së Bujanocit ka marrë aq hov të madh saqë ka vënë në pikëpyetje, jo vetëm barazinë e bashkësive nacionale të tri etniteteve, por edhe mbijetesën e popullit serb në këto hapësira, e cila për shkak të pasigurisë është e preokupuar me shpërnguljen nga këto zona si zgjidhje të vetme” thuhet në komunikatën e Këshillit Nacional serb, në Bujanoc.

Sipas KNS-së “me falsifikim të regjistrimit të vitit 2002, është vendosur një demografi e rrejshme e strukturës së etniteteve”. (Koha.Net)

SHPËRNDAJE