LPD PËRGËNJESHTRIM RTB-në : Kryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik, përgënjeshtron lajmin e lansuar nga Radio Televizioni i Bujanocit, se dy këshilltarët komunalë nga radhët e këtij subjekti politik, po ndahen për t’iu bashkuar të të ashtuquajturit koalicion qeverisës multietnik në Komunën e Bujanocit, thuhet ne reagimine  LPD-së, njofton agjencia “Presheva Jonë”

 

Bujanoc, 27 shtator
Nuk i takon një Televizioni publik si ky i Bujanocit, që ka për themelues pushtetin lokal, të merret me shpifje dhe insinuata të tilla, të paarguemtuara, për ta dezinformuar opinionin publik. Për këso gënjeshtra duhet të japin llogari ata që i kanë dhënë vizë për t’i publikuar në webafqet elektronike.
Po shihet qartë se këtij pushteti i ka hyrë frika në palcë e po mundohet me rrena dhe pallavara ta mbajë veten në pozitë, si do që të jetë LPD, i ka të palëkundshëm këshilltarët e saj të cilët, me dinjitet i përmbahen orietnimeve programore e statutore të partisë, thuhet në fund të komunikatës së LPD-së, nënshkruar nga kryetari sja z.Jonuz Musliu.

SHPËRNDAJE