Këshilli Komunal i Preshevës drejt perfeksionimit të administratës

Sipas kryetarit të komunës Ragmi Mustafa në këtë ,bledhje janë shqyrtuar edhe kërkesat e personave fizik dhe juridikdhe në këtë mënyrë do të obligohen tatim paguesit të kryejnë oblogimet ndaj administratës komunale.

Presheve, 14 qershor / AIK-Presgheva Jonë

Pas raportimit nga ana e drejtorit për punë të inspekcionit dhe drejtoratit për të hyra publike, kryetari I komunës së Preshevës bashkë me ndihmësat e tij dhe anëtarët e këshillit komunal kanë diskutuar në mënyrë të detajuar për këto pika duke nxjerrë edhe konkluzionet përkatëse. Në bazë të konkluzioneve drejtoratet në fjalë kanë marrë obligimet e duhura për të përfunduar të gjitha aktivitetet gjatë periudhës verore ku sipas zotit Mustafa do të bëhen inspektime në të gjitha lokacionet. Në këtë mënyrë do të obligohen tatim paguesit të kryejnë oblogimet ndaj administratës komunale. Sipas kryetarit të komunës Ragmi Mustafa në këtë ,bledhje janë shqyrtuar edhe kërkesat e personave fizik dhe juridik . (TvP)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni