Institucione, lidere politike e asociacione nga Lugina urojne Bajtramin e Madh

NE FOTO: XHAMIA E MADHE NE KRYEQENDREN E KOSOVES LINDORE ne PRESHEVE

 

URIMI PËR FITËR BAJRAMIN

Të nderuar vëllezër dhe motra;

Me rastin e festës së Fiter Bajramit, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri, në emër të KKSH-së i uron të gjith besimtarët mysliman për këtë ditë të bekuar, thueht ne nje kominikate nga kabineit i kryetarit ter KKSH-se Galip Beqiri, njofton aagjencia informative “Presheva Jone”

Uroj që kjo ditë të sjell paqe, shëndet, harmoni, begati dhe lumturi në gjitha familjet shqiptare. Lusim All-llahun e Plotfuqishëm që të na pranoj agjërimin dhe shpërlej për veprat e mira.

 

Në Emër Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit Paqa Qoft Mbi Ju.

…………………………………………………………………………………….

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, me rastin e Fitër -Bajramit uron të gjithë besimtarët e besimit islam

 Të nderuar besimtarë, më lejoni që fillimisht me rastin e përfundimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit t`ju uroj që Zoti i Lartësuar t`ua pranojë agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar dhe gjithashtu t`ju shpërblejë me të mirat e Tij.
Fitër -Bajrami është dita e sakrificës dhe e mirësisë. Uroj që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

Le të na shërbejë kjo ditë për çlirimin e shpirtit dhe të mendjes nga vështirësitë, pengesat e jetës së përditshme dhe padrejtësitë njerëzore” thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Mustafa.

 

    Ragmi Mustafa

Kryetari i Komunës dhe i PDSH-së

 

Partia Demokratike të gjithë besimtarëve të fesë Islame i uronë festën e madhe të Fitër Bajramit, urojmë që ditën e solidaritetit, dashurisë familjare, përkushtimit, krenarisë kombëtare, ta kaloni në mesin e të dashurve tuaj ku gjithmonë mbizotëroftë gëzimi, paqja, harmonija dhe shëndeti.

Urojmë nga zemra që në këtë ditë të harmonizohen vlerat më të larta të njerzimit, solidaritetit, dashurisë dhe rrespektit të ndërsjellë ndaj njëri tjetrit.

Feja islame preferon, dashurinë përballë urrejtjes, moralin përballë jo moralit, tolerancën përballë tensionimeve, rrespektin përballë dhunës, kujdesin përballë neglizhencës dhe solidaritetin përballë egoizmit, dhashtë zoti që këto vlera positive të mbizotërojnë tek ne. urimë festa e Fitër Bajramit.

Shërbimi për informim i Partisë Demokratike

…………………………………………………………………………………….

 

 

 PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK

 

 

Mesazhi përurues i kryetarit të PVD-së dhe deputetit popullorë Riza Halimi

për festën e Fitër Bajramit

Të dashur qytetarë të Luginës së Preshevës, dëshiroj që me rastin e festës së Fitër Bajramit t’ju uroj nga zemra këtë festë të madhëruar tek Zoti i Lavdëruar.

Duke e ditur rëndësinë e kësaj festeje për muslimanët e mbarë botës, dëshiroj t’ju uroj të gjitha të mirat, shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja dhe në shoqëri.

Festa e Fitër Bajramit duhet të jetë një shembull i përhershëm për të gjithë Ne se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke ftuar në paqë, mirësi, tolerancë dhe dashuri ndërvllazërore. Njëkohësisht uroj që Zoti i Lartësuar t’ua ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar dhe gjithashtu t’i shpërblejë me të mirat e Tij të gjithë besimtarët musliman.

Gëzuar festën e Fitër Bajramit dhe qofshin të pranuara të gjitha lutjet dhe të shpërblyera të gjitha sakrificat e muslimanëve nga ana e Zotit të Madhërishëm.

Deputeti popullorë dhe kryetari i PVD-së- Riza Halimi

…………………………………………………………………………..

 

BashkimiDemokratik  i Luginës    

 

Urim me rastin Festës së  Fitër Bajramit
Të nderuar qytetarë të besimit musliman të Luginës , më lejoni që në emer të Bashkimit Demokratik të Lugineës  dhe nemrin tim personal tju uroj  Festën  e Fitër Bajramit   me shpresë që I Madhi Zot të pranoj  agjërimin dhe sakrificën tuaj gjatë këtij muaji të Shenjët të Ramazanit.
Fitër Bajrami është Festë e sakrificës,solidaritetit,mirësisë e dashurisë mes njerëzve,andaj ti harrojm për nje moment tana gjerat jot ë mira që na përcollen gjat kësaj kohe të shkuar  dhe të preferojmë ,paqë ,dashuri ,solidaritet e harmoni mes njerëzve gjatë këtyrë ditëve të Festës së Shenjët të Fitër Bajramit.
Uroj që kjo Festë të  zhvillohet në  paqë dhe dashuri në familjet tuaja  e në vecanti në familjet  besimtarëve musliman të Luginës
URIME DHE GËZUAR FESTA E FITËR BAJRAMIT !
 Preshevë,
18 gusht 2012
                                               BashkimiDemokratik I Luginës                                                                                                                                                                                                 Kryetari, dr.Skender Destani
…………………………………………………………………………………………………………………
Unioni Demokratik Shqiptar UDSH, Medvegje
Urojme besimtaret shqiptare te Medvegjes,Bujanocit e te Presheves si edhe besimtaret ne Republiken e Kosoves, ne Republiken e Shqiperise, ne Maqedoni, ne Mal te Zi e ne Cameri, per festen e madhe te Kurban Bajramit duke ju deshiruar qe kete feste ta kalojne ne gezim, dashuri dhe hare.
Ne vecanti urojme mergaten shqiptare dhe te zhvendosurit shqiptare nga keto tri komuna te cilet edhe kete feste Bajrami e presin larg dhe te ndare nga familjet e tyre.
Medvegje, 19 gusht 2012                                                               Unioni Demokratik Shqiptar-UDSH, Medvegje
                                                                                                        prof. Rexhep Abazi,
……………………………………………………………………………………………….
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë i uron  festën e FITËR-BAJRAMIT të gjithë Shqiptarëve të besimit islamë dhe besimtarëve të tjerë islamë, duke i dëshiruar shëndet dhe jetë të lumtur individuale, familjare dhe kolektive.

Urimet përcillen në emër të Shoqatës dhe kryetarit të saj.

Kryetari,  Xhemaledin Salihu

……………………………………………..

NGA KUVENDI KOMUNAL I KOMUNES SE PRESHEVES DHE KRYETARI RILINDJES DEMOKARTIKE

Të nderuar qytetarë,

Duke ndajtur me juve cdo gëzim të përbashkët si pjesë e pandarë e cdo ngjarje, duke qenë se jemi një tërësi e cila na bënë të jemi më të ndjeshëm më të mirë dhe të drejtë me njëri tjetrin, atëherë jemi të vetëdijshëm se pikërisht janë këto momente feste të cilat na bëjnë krenarë, të hareshëm dhe për këtë është kënaqësi ti ndajmë së bashku!

Në emër timin personal, të partisë që ndrejtoj, të Rilindjes Demokratike dhe në emër të Asamblesë Komunale të Komunës së Preshevës, kam nderë e privilegjë të ju uroj fat, shëndet e mirëqenie juvë të ndëruar qytetarë dhe familjeve tuaja për Fitër Bajramin.

Atëherë, me Fat Fitër Bajrami dhe dashtë Zoti i Madh në vitet tjëra të na gjejë edhe më mirë, me një status më të avancuar në të gjitha drejtimet këtu në Luginë të Preshevës!

 

Në Preshevë                                                                                  Kryetari i Rilindjes Demokratike

Me datë: 18.08.2012                                                         dhe  Asamblesë Komunale të Presheëvs ,

dr. Ramiz Latifi

……………………………………………………………

 

Lëvizja e Progresit Demokratik                  

 

 

URIME FESTA E MADHE E FITËR – BAJRAMIT

 

 

Lëvizja e Progresit Demokratik dhe lideri saj Jonuz Musliu, me rastin e festës së Madhe të Fitër Bajramit, i përgëzon gjithë besimtarët e fesë islame për kryerjen e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

 

– Në këtë festë gëzimi dhe hareje e kemi për detyrim angazhimin tone të përbashkët për një të ardhme sa më të mirë e sa më të lumtur, që shqiptarët e Luginës së Preshevës, të kalojnë një jetë me dinjitet, një perspektivë të shëndoshë ashtu siç e duam dhe e dëshirojmë – thuhet në mesazhin e urimit të LPD-së.

Kjo festë kaq e dashur, po na gjen më të organizuar si komb, pikërisht në këto 100 vjet të shtetit shqiptar, ndaj më lejoni t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta gjithë vëllezërve e motrave myslimane kudo qofshin ata, thuhet mes tjerash në urimin e Lëvizjes së Progresit Demokratik.

…………………………………………………………………………………………………

 

 

                 U R I M E NGA KL “MIGJENI”   FITËR BAJRAMIN…

 

 

Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, Luginë e Preshevës dhe në emrin tim personal, ua uroj të gjithë besimtarëve shqiptar të konfesionit islam festën e Fitër Bajramit, duke dëshiruar që këtë festë ta kalojnë në frymën e solidaritetit,  dashurisë familjare  si dhe përkushtimin e pakufishën për çështjen kombëtare.

Uroj që këtë festë ta kaloni në mesin familjar, në mesin e miqve dhe shoqërisë së gjerë, duke mos i harruar as anashkaluar shtresën e përvuajtur sociale e cila ka ngelur në mëshirën e kohës pa përkujdesje të duhur as shoqërore e as institucionale.

Andaj Urime Festën e Fitër Bajramit…

 

Bilall Maliqi, kryetar


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni