Ministrat e financave të 17 shteteve anëtare të euro-zonës po takohen sot për të kërkuar një marrëveshje rreth lëshimit të një ndihme jetike financiare për Greqinë.

Takimi në Luksemburg vjen pas zotimit të qeverisë greke që deficiti i saj buxhetor do të shkurtohet në vitin 2011 dhe 2012 por se nuk do të jetë në përputhje me objektivat e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Objekivat rreth deficitit ndërlidhen me një pako ndihmëse e cila i nevojitet Greqisë për të shmangur bankrrotimin.

Paralajmërimi i ekzekutivit grek shtoi frikën për mospagimin e borxhit të këtij shteti në kohën kur stoqet në tregjet financiare të Azisë dhe të Evropës janë duke rënë dukshëm.

SHPËRNDAJE