Kërkohet ndërprerja e procedurës së ngritur ndaj kryetarit të KDLNJ-së Belgzim Kamberi

Është kërkuar ndërprerja e menjëhershme e procedurës kundër kryetarit të KMDLNJ-së Belgzim kamberi , si dhe një përgjigje adekuate e qeverisë republikane ndaj çështjes së pazgjidhur të diplomave të Kosovës në Serbi.Në rast se ky aktë do të konsiderohet vepër penale kryetari i KMLNJ-së Belgim Kamberi rrezikon të vuajë një vjetë burg

 

Arditë BEHLULI

Bujanoc,3 qersjhor/AIK-Presheva jonë

Këshilli për të drejtat e njeriut dhe forumet rinore të partive politike që veprojn në Luginë të Preshevës ,në konferencën e sotme në Bujanoc kanë kërkuar ndërprerjen e procedurës së ngritur ndaj kryetarit të KMDLNJ-së Belgzim Kamberi i cili dyshohet për kryerje të veprës penale, me rastin e organizimit të protestës paqësore për njohjen e diplomave të studentëve shqiptarë.Ata kanë kosideruar se ky është një proces i montuar politk dha pa bazë ligjore. Kjo padi vje pasi në protestën e 10 dhjetorit 2010 tek stacioni ii autobusave në Preshevë në bilbord ishte vendosur Diploma e ministiri të pushteti lokal Milan për mos respektimin e të drejtave të njeriut të shiqptarëve në Luginë të Preshevës , gjest qw e kishte irituar ministri Markovic, njfoton TVP.Ndërkaq KMDLNJ-ë dhe forumet rinore të subjekteve politike shqiptare në kumtesën e tyre kanë konstatuar se protesta është organizuar në përputhje me ligjet vendore, andaj marrja në pyetje e kryetarit Belgzim Kamberi është një sulmë ndaj së drejtës për të protestuar dhe ndaj lirisë së shprehjes. Po ashtu sot u tha se Ministri Markovic në vend që të sjellë një përgjigje politike ndaj kërkesës së reth 5000 qytetarëve të shprehur në mënyrën paqësore dhe demokratike , ministri Markovic zgjedhë që të kriminalizojë këtë kërkesë të të rinjëve shqiptarë. Ndërkaq kryetari i KMDLNJ-së Belgim Kamberi ka thënë se gjatë protestës nuk është bërë asnjë shkelje ligjore dhe se bilborda të tillë në shenjë proteste mund të gjesh në cilindo vend të Evropës. Po ashtu u lexua edhe një reagim në emër të studentëve pjesmattë stë priotestës së 10 dhjetorit. Në fund u kërkuar ndërprerja e menjëhershme e procedurës kundër kryetarit të KMDLNJ-së Belgzim kamberi , si dhe një përgjigje adekuate e qeverisë republikane ndaj çështjes së pazgjidhur të diplomave të Kosovës në Serbi.Në rast se ky aktë do të konsiderohet vepër penale kryetari i KMLNJ-së Belgim Kamberi rrezikon të vuajë një vjetë burg


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni