New York, 12 maj – Këshilli i Sigurimit të OKB-së debatoi të enjten mbrëma sipas kohës sonë për Kosovën. Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ashtu siç pati paralajmëruar edhe më parë, ka shtruar kërkesën për krijimin e një komisioni të posaçëm hetimor lidhur me pohimet e Dick Martyt për trafikimin e organeve njerëzore gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Kësaj radhe kryediplomati serb ka shkuar edhe më larg, duke thënë se EULEX-i duhet të veprojë me vendosmëri kur është fjala për ish-ministrin e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.

“Limaj ende injoron përpjekjet e EULEX-it për arrestimin e tij dhe vazhdon të jetë i lirë”, ka thënë Jeremiq, në kuadër të raportimit tremujor për Kosovën në këtë mekanizëm. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova është e përkushtuar për bashkëpunim rreth hetimit lidhur me akuzat për trafikimin e organeve njerëzore, si dhe se është e gatshme te gjejë mënyra të reja për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe se ky vend duhet të pajtohet me realitetin e ri për Kosovën shtet i pavarur.
Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë elemente ekstreme për të penguar zhvillimin e Kosovës, por të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe nga Serbia sa i përket elementeve radikale që veprojnë në veriu e Kosovës

SHPËRNDAJE