Një këngë e një 13-vjeçareje amerikane po vendos rekorde të reja në internet, ndonëse është cilësuar si më e keqja e regjistruar ndonjëherë në historinë e njerëzimit.

Kënga pop e Rebecca Black është shikuar më shumë se 29 milion herë në “You Tube”, që kur u publikua ditën e premte.

Ajo është bërë edhe objektiv i shumë debateve dhe komenteve në rrjetet sociale, kryesisht sepse me miliona njerëz e kanë cilësuar si të mjerueshëm tekstin e publikuar.

Një pjesë e tekstit thotë: “Dje ishte e enjte, e enjte, sot është e premte, e premte. Do të marr autobuzin, autobuzin dhe do të takoj një shoqe. Jam shumë e lumtur, jam shumë e lumtur”.

Përveç fjalëve, zëri, videoklipi dhe gjithçka tjetër janë konsideruar si një turp në historinë e muzikës.

Megjithatë, sa më shumë persona komentojnë dhe shajnë këngën, aq më shumë para do të fitojë 13-vjeçarja, e cila ka lidhur një kontratë e cila do të rritet në bazë të klikimeve dhe popullaritetit që do të fitojë kënga.

Ndonëse për keq, kënga e saj është shndërruar në shumë popullore. Rebecca është një tjetër vajzë e “prerjes” Justin Bieber, me prindër të pasur që janë të gatshëm të investojnë shuma të pabesueshme tek e bija e tyre, për t’a shndërruar në një yll të paqenë të muzikës botërore.

SHPËRNDAJE