Mos qasja e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në pjesën veriore të Mitrovicës i gjeneron humbje të mëdha kësaj korporate. Vetëm gjatë një viti KEK-u humb 24 milionë euro nga kjo pjesë e Kosovës e cila është treguar problematike për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

KEK-u sipas zyrtarëve të saj, nga mos shtrimi i autoritetit të saj në veri humb dy milionë për çdo muaj. Këtë e ka thënë Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj.

Gjukaj ka folur edhe për investimet të cilat është duke i bërë KEK-u për t’i ulur nivelin e ndotjeve të ajrit në vend. Gjukaj ka treguar se kompania të cilën e udhëheq ai, do t’i investojë së bashku me Bankën Botërore dhe Qeverinë holandeze nga shtatë milionë euro në çdo tymtarë të KEK-ut për t’i ulur ndotjet e ajrit.

SHPËRNDAJE