Këshilli për të Drejtat e Njeriut për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; ka reaguar së bashku me dhjetë organizata joqeveritare për të drejtat e njeriut në Serbi, kundër deklaratave të Ministrave të Republikës së Serbisë që kanë glorifikuar dhe mbrojtur Sllobodan Millosheviqin, duke pohuar se iu vjen keq për dënimet nga Gjykata e Hagës të shkallës së parë lidhur me dënimin e ish-Gjeneralit të përgjithshëm të Ushtrisë  Jugosllave, Momçillo Perishiqit, raporton agjencia informative “Presheva Jonë”

Gjenevë,14 shtator /AIK-Presheva Jone

 

 

KUMTESË NGA KËSHILLI PËR TË DREJTAT E NJERIUT                                                                                         

Këshilli për të Drejtat e Njeriut për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; ka reaguar së bashku me dhjetë organizata joqeveritare për të drejtat e njeriut në Serbi, kundër deklaratave të Ministrave të Republikës së Serbisë që kanë glorifikuar dhe mbrojtur Sllobodan Millosheviqin, duke pohuar se iu vjen keq për dënimet nga Gjykata e Hagës të shkallës së parë lidhur me dënimin e ish-Gjeneralit të përgjithshëm të Ushtrisë  Jugosllave, Momçillo Perishiqit,  raporton agjencia informative “Presheva Jonë” Me deklarata dhe komente të papërshtatshme, përfaqësuesit e lartë të Republikës së Serbisë, ministrat Millutin Mërkonjiq dhe Dragan Shutanovac kanë dalur në mbrojtje të të akuzuarëve dhe të dënuarve për krime më të rënda, duke vërë në dyshim politikën e pajtimit me të kaluarën dhe përgjegjësitë,  dhe respektin për viktimat e tjera, të mbështetur edhe nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Boris Tadiq. Një deklaratë drejtuar publikut, Ministri i Infrastrukturës së Republikës së Serbisë, Millutin Mërkonjiqi ka pohuar madje se Sllobodan Millosheviqi është një hero.

 Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Serbisë, Dragan Shutanovac, shprehu “keqardhjen e madhe” për “dënimin shumë të lartë” me 27 vjet burg, që Dhoma Gjyqësore e Tribunalit të Hagës ka shqiptuar për ish-kreun e Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiqin.

Fondi për të Drejtën Humanitare, Qendra për Studime Euro-atlantike, Qendra
për të Drejtat e Njeriut – Nish, Komiteti i Sanxhakut për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive, Qendra Beogradase për të Drejtat e Njeriut, Këshilli për të Drejtat e Njeriut – Bujanoc, Mbrojtësit e të Drejtave Civile, Veprimi Qytetar – Pançevë, Qendra për Zhvillimin e Burimeve Civile – Nish, Urban IN, iu bëjnë thirrje Presidentit të Serbisë dhe Kryeministrit serb që të  ndërmarrin masa të forta kundër Ministrit Mërkonjiq, meqë deklaratat e tyre publike për heronjtë dhe për të kaluarën i shkaktojnë dëme të mëdha Serbisë dhe qytetarëve të saj, dhe në emër të tyre i ofendon viktimat e regjimit që iu kishte shërbyer me besnikëri. Ministri Shutanovac, i cili kërkon t‘i kthemi së ardhmes, dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë që ankohen për vendimin ndaj Gjeneralit Perishiq, po zmbrapsin Serbinë në emër të së ardhmes, pranimit të të pabërave dhe përgjegjësitë e ish-zyrtarëve të qeverisë së dikurshme. Ata duhet të ftohen për të dhënë shpjegime për politikat publike, se ç’përfaqësojnë ata në lidhje me këtë trashëgimi të rëndë.

 

 

SHPËRNDAJE