KDNJ NE PRESHEVË SOLIDARIZOHET ME INICIATIVËN E 14 JANARIT TË "VETEVDOSJES"

Këshilli për të Drejtat e Njeriut mbështet fuqishëm iniciativën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të 14 janarit 2012, për zbatimin e vendimit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë, pastaj me moslejimin e vizitës së Ministrit të Diasporës, z.Ibrahim Makolli, më 12 janar 2012, nga ana e autoriteteve serbe, njofton agjencia informative “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve të KDNJ me seli në Preshevë.

 

Preshevë, 12 janar/ AIK-Presheva Jonë

Në kohën kur Qeveria e Republikës së Serbisë thellon çdo ditë e më tepër diskriminimin dhe margjinalizimin  e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, e kur Qeveria e Republikës së Kosovës i izoloj së fundi edhe më shumë komunat përkatëse nëpërmes vendosjes së tarifave për policat kufitare të sigurimit; KDNJ fton qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që t’i përgjigjen iniciativës paqësore dhe demokratike së 14 janarit 2012, për ta jetësuar reciprocitetin e plotë midis Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me interesat e qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, reciprocitet që reflektoj sërish i paqenë, me moslejimin e vizitës së Ministrit të Diasporës, z.Ibrahim Makolli, më 12 janar 2012, nga ana e autoriteteve serbe, njofton agjencia informative “Presheva Jonë” duke ju referuar një komunikate press nga KDNJ nenshkruar nga kryetari i saj z.Belgzim Kamberi.

 

 

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni