Konflikti për cështjen e pronësisë ka shkaktuar dy viktima mesditën e së mërkurës në Kavajë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Malit të Robit, kur Ardian Traga dyshohet se ka hapur zjarr ndaj Sulejman Shehut dhe Durim Pashallarit, duke i lënë këta të dy të vdekur.Ndërkohë në këtë ngjarje ka mbetur e plagosur edhe një grua, identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur.Policia ka shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vrasjes. Ngjarja e rëndë ndodh në pikun e sezonit turistik, kur dihet që në këtë zonë ka dyndje pushuesish jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia.

SHPËRNDAJE