Një trend i rrezikshëm është ai me të cilin ballafaqohet Barcelona sonte ndaj Real Madridit.

 

Katër menaxherët e fundit të Barcelonës i kanë humbur ndeshjet e fundit të tyre ndaj Real Madridit.

 

Kështu, Rijkaard, Pep Guardiola, Tito Vilanova dhe Tata Martino të gjithë i humbën El Clasicot e fundit të tyre si trajnerë të Barcelonës.

Shumica prej tyre i konfirmuan largimet para takimeve me Real Madridin dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe Luis Enrique.

 

Megjithatë, ndeshja sonte pos që është një sfidë për të shpëtuar sezonin e Blaugranëve, është edhe sfidë për Enriquen që të thyejë këtë rekord të zi dhe të përshëndetet me një fitore në ndeshjen më të rëndësishme për tifozët.

 

Nëse Barcelona mposhtë Real Madridin atëherë kalon në vendin e parë për shkak të bilancit më të mirë në ndeshje direkte, por Reali ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

 

SHPËRNDAJE