Kate Moss si një aristokrate mondaneZakonisht e kemi parë të veshur me xhinse apo e kemi parë të dehur klubeve të natës teksa bënte qejf me shoqe, por shpeshherë e kemi parë edhe me bikini apo më ekstremja e kemi parë të dilte “ topless” në ballinat e magazinave. Kësaj radhe ka vendosur të dalë ndryshe, supermodelja e famshme 38 vjeçare ka pozuar për magazinën Vogue(për numrin e muajit prill) me një veshje tepër mondane dhe që të kujton aristokracinë e dikurshme. Fotografitë u realizuan në ambientet e hotelit të famshëm parizien “Ritz Paris”. Mamaja e 9-vjeçares Lila Grace gjithashtu ka prezentuar në koleksione të shumta si: Christian Dior, Alexis Mabille, Alexander McQueen, Chanel, Givenchy by Riccardo Tisci, Balenciaga, Armani Prive dhe Giambattista Valli.





SHPËRNDAJE