(AIK-Presheva Jone)

 

 

 

Në një letër kredenciale e cila ka arritur në ambasadën Kosovare të Washingtonit,është njoftuar se shtiti i parë i cili për këtë vit njeh Kosovën shtet është një shtet arab,Katari.

 

Para mediave për ta konfirmuar këtë fakt e para ka dalur zëvëndës ministresha e punëve të jashtmë, Vlora Çitaku.

 

Para mediave për ta konfirmuar këtë fakt e para ka dalur zëvëndës ministresha e punëve të jashtmë, Vlora Çitaku.

 

Katari kryeministrit në largim Hashim Thaqit se do ta njohin së shpejti Kosovën i kishin premtuar muaj më parë kur Thaqi u ndoh në Katar për vizitë zyrëtare.

 

Katarit është shteti i cili shtrihet në Gadishullin Arabik dhe kufizohet me Arabinë Saudite. Ka më shumë se 1.5 milion banorë dhe ka zhvillim të madh ekonomik dhe udhëhiqet nga emirët.

 

Është kjo njohja e 73 e me rradhë pasur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës shtet,dhe vjen pas njohjes së fundit nga Tuvalu

 

Kjo njohje erdhi në kohën kur u shtua droja se numri i njohjeve mund të stagnojë pas raportit të Dick Martyt në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ngase ky raport reflektoi tejet negativisht jo vetëm në shtimin e njohjeve, por edhe në imazhin e shtetit në të ri.

SHPËRNDAJE