Carles Puigdemont ka thënë se rezultatet e votimit, të cilat nuk janë shpallur ende, do t’i dërgohen parlamentit katalonas, për të vazhduar me procedurat e tjera.

Udhëheqësi i Katalonisë, Carles Puigdemont, ka njoftuar se rajoni të cilit ai i prin ka fituar të drejtën për pavarësi nga Spanja, pas referendumit të zhvilluar sot.

Ai ka thënë se rezultatet e votimit, të cilat nuk janë shpallur ende, do t’i dërgohen parlamentit katalonas, për të vazhduar me procedurat e tjera.

“Ne, katalanët, e kemi fituar të drejtën për t’u dëgjuar në Evropë”, ka thënë Puigdemont, duke ii drejtuar direkt Bashkimit Evropian. “Qytetarët e Katalonisë e kanë fituar të drejtën të kenë një shtet të pavarur”, është shprehur ai, në një konferencë për media, të mbajtur një orë para mesnatës, të dielën.

 

Image

SHPËRNDAJE