Franca fitoi bindshëm ndaj Estonisë me rezultatin 4-0 në ndeshjen e fundit miqësore të saj para nisjes së EURO 2012 në Poloni dhe Ukrainë.

Djemtë e Laurent Blanc u vonuan paksa në gjetjen e ritmit, por në momentin që u futën në ndeshje e “shkatërruan” kundërshtarin.

Karim Benzema, sulmuesi i Real Madrid, ishte autori i dy golave dhe një pasimi për gol me thembër që entuziazmoi publikun e pranishëm në Le Mans.

Goli i parë i takimit u shënua nga Frank Ribery në minutën e 25. Benzema me dy gola (37’e 47’) dhe Jeremy Menez (91’) plotësuan ndeshjen e mirë të francezëve që pas Spanjës dhe Gjermanisë janë pretendentët kryesorë për fitimin e kampionatit europian.

SHPËRNDAJE