TIRANE, 21 Mars /ATSH/- Kuvendi i Kosovës ratifikoi në seancën e së mërkurës, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Presidenti i Kosovës me anë të një postimi në Facebook, ka përshëndetur votimin e Demarkacionit sot në Kuvend.

“Kuvendi i Kosovës i dha fund paqartësisë së panevojshme politike rreth vijës kufitare me Malin e Zi. Ratifikimi i sotëm i marrëveshjes ndërshtetërore, që mbajti peng përplot tre vjet liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, ishte veprim i drejtë i shumicës parlamentare. Ishte një veprim që garanton dhe forcon të ardhmen euroatlantike, duke i hapur rrugë shumë proceseve të rëndësishme për shtetin tonë.

Kosova ka humbur mjaft kohë me këtë çështje, e cila padrejtësisht ngadalësoi hapin shtetëror përpara, duke krijuar ndarje politike e shoqërore, që mbase është vështirë të kompensohen për një kohë të shkurtër. Megjithatë, votat e sotme të deputetëve në Kuvendin e Kosovës janë shpresëdhënëse se ata më s’do të ndikohen nga interesat ditore politike, por nga interesi strategjik i Kosovës.

Konsensusi i gjerë i arritur në Kuvendin e Kosovës duhet të shërbejë si platformë afatgjate e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike, sidomos kur në pyetje është interesi shtetëror. E pikërisht dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një çështje e tillë e interesit shtetëror, në të cilën ne duhet të jemi të bashkuar.

Ne i përmbushëm detyrimet tona, prandaj shumë shpejt edhe qytetarët tanë do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, sepse jam i sigurt se edhe BE-ja do t’i bëjë detyrat e saj pa humbur kohë.

Tani duhet që me hapa të përshpejtuar, duke zbatuar pakon e reformave, të krijojmë një dinamikë të re në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në BE dhe NATO”, shkruan Thaçi. /e.xh//e.caushi/

Kosovë, Sërish hidhet gaz lotsjellës në seancën për Demarkacionin

Sërish deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke penguar vazhdimin e seancës së Kuvendit për Demarkacionin.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se Kuvendi shkon në puzë 10 minutëshe, pas situatës së krijuar.

Kësaj radhe, gazin e ka hedhur deputeti Xhelal Sveçla dhe Salih Zyba.

 

Deputetët e koalicionit qeveritar dhe ata të LDK-së po kthehen në sallën e Kuvendit, ku pritet të votohet marrëveshja e demarkacionit.

 

Seanca ishte ndërprerë në momenti kur duhej të hidhet në votim marrëveshja. Kjo ndodhi pasi që deputetët e VV-së hodhën gaz lotsjellës.

Në momentin kur Kuvendi ka dashur të hedh në votim Marrëveshjen e Demarkacionit, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.

Ishin deputetët Fitore Pacolli dhe Xhelal Sveçla, ata që hodhën gazin, raporton Bota sot.

Nga salla e Kuvendit janë larguar të gjithë deputetët, ndërkohë që seanca pritet të vazhdojë pas largimit të tymit.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, bëri një propozim para se të hidhet në votim projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Hoti: Pika 2, të zhvendoset si pikë 1.3 

“Grupi jonë parlamentar propozon që në këtë amendament pika 2, ku shkruan dokumentacioni zyrtar i komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit shtetëror si orientim të renditet si pika 1.3. lus që të zhvillohen procedurat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës dhe ky amendament me këtë ndryshim t’iu sillet deputetëve për votim”, tha Hoti.

Këtë propozim të Hotit, e mbështeti edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i cili tha se Qeveria është dakord që të ndodh ky ndryshim. Pas këtij propozimi, Komisioni për Punë të Jashtme është mbledhur për ta shqyrtuar dhe proceduar në Kuvend para deputetëve.

Konjufca: Gabimet e komisionit kanë me na kushtu, mos e votoni demarkacionin

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca në seancën për votimin e demarkacionit ka thënë se gabimet e komisionit që ka matur territorin do t’i kushtoj Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të mos ngutën dhe të mos votojnë këtë marrëveshje.

Sipas tij, efekt parësor është territori, ndërsa vizat janë efekt anësor.

Fjalimi i tij:

Kur ka qenë komisioni në raportim në komisionin për legjislacion, një prej tyre ka qenë ekspert I katadstës

A ka mbulueshmëri për cdo pjesë të territorit që e kontrollon Kosova aktualisht.

Dhe ekspoerti i katastrës u përgjigje që jo nuk ka

E kom pyetë sa është hapësirë e cila nuk ka mbulueshmëri nga Kosova, dikund 70 km ka thënë që nuk kemi.

Gabimet e komisionit kanë me na kushtu

Në momentin që kanë pasur informacion se nuk ka mbulueshmëri katastralës dhe nuk ka përptuheshmëri mes Kosovës e Malit të Zi nuk u dëhst me bo gabim, se ky gabim na ka ardh me votu.

Duke pasur parasysh këtë që prezantocva.

Libralizimi I vizave është efekt anësor, nuk është efekt esencial.

Efekt parësor është territory i Kosovës. Nuk ka viza para vitit 2019, dhe kena me kuptu sa e kemi korrupsionin sa e kemi në institucionet tona nëse kalon kjo marrëveshje.

Pra, të mos ngutemi.

***

Sot mbahet seanca ku pritet të votohet për demarkacionin me Malin e Zi.

Kadaj-Bujupi deklarohet në lidhje me votën për demarkacion

Donika Kadaj Bujupi, deputetja e cila kohë më parë ishte ndër kundërshtaret më të zëshme sa ishte pjesë e GP të VV-së, tani që është rikthyer në AAK, ka thënë se vota e saj për çështjen e demarkacionit do të shihet pas pak.

“Do të shihet lart se si do të votoj”, ka thënë deputetja Kadaj-Bujupi në hollin e Kuvendit, duke iu referuar votimit në sallë.

SHPËRNDAJE