Trajneri i dytë i Realit të Madridit, Aitor Karanka ka folur sërish para mediave në emër të Zhoze Murinjos dhe me këtë rast nuk ka qenë aspak i ndryshëm nga strategu portugez.

Reali barazoi para tifozëve të vet me Valencinë (0:0), kurse madrilenët akuzuan gjyqtarin për mohimin e dy penalltive të pastra. “80 mijë njerëz e kanë parë se ne jemi plaçkitur. Këtë e kanë parë të gjithë”, ka thënë Karanka në konferencën për media. Megjithatë, ndihmësi i Murinjos mendon se edhe më tutje gjithçka është në duart e “klubit mbretëror”, i cili të mërkurën do të luajë një tjetër ndeshje të vështirë në “Visente Calderon” kundër Atletiko Madridit. “Jemi të qetë, sepse kemi katër pikë epërsi ndaj Barcelonës. E di si është gjendja në kampin tonë. Ende kemi përparësi dhe nuk duhet të ndalemi. Jemi plotësisht të fokusuar në ndeshjen e radhës”, ka shtuar Karanka, me fjalët e të cilit u pajtua edhe Raul Albiol. “Kishte disa momente kontroverse në këtë ndeshje. Gjyqtari nuk e kreu detyrën siç duhet, prandaj tifozët me të drejtë ishin të revoltuar”, ka thënë Albiol.

SHPËRNDAJE