Policia kufitare e Sarandës ka sekuestruar dy tonë drogë të llojit marijuanë gjatë natës së mbrëmshme… 

 

Ishte ky lajmi i sotëm ne mediat tona..Edhe në perendim arrestohen dilerët e kapet droga ama deri në 200 gram, apo 2 kg e 20 kg. më së shumti..ama 2.000 kg (2 tonë) pak si tepër bree… Aj mielle me pas qenë janë shumë.

Nejse u zunë, u zunë bravos policisë shqiptare..po a mundet vlla  mek  kallxue dikush sa kamiona, trageta të tillë me nga 2 tonë i kanë “shpëtuar” policisë, apo kah po shkon ajo drogë? apo  ato lekë nga ajo drogë kah po shkojnë?…Nuk janë pak lekë ato..Me 2 tonë drogë mund ta bleshë krejt Tiranën e  Bashës dhe Ramë dhe të shtrohet jo në asfalt, por në ari… nga  Zogi i zi (Tironë) deri te Dheu i  Bardhë (Bujanoc) ….Rrnoftë “miellë” bardhë…Vërtetë me pas qenë miellë 2 tonë, haj tybe n’mujshin me i pas hangër Shipnia e vogël për një vjet, nga ky shingjergj deri në shmitrin tjetër…

 

Vite më parë në prag të zgjedhjeve në Serbi, po ashtu u zunë në Cyrih të Zvicrës dy ton drogë, u arrestuan dhjetra serbë. Edhe tash në prag të zgjedhjeve në Serbi kapen në perendim droga, ka plackitje, trafiqe armësh, madje edhe vjedhje të “kulturuara” duke grabitur pikturat e  Pikasos në Zvicër me vlerë prej dhjetra miliona eurove…Dhe ato po gjenden më në fund në Beograd !… të cilat banda serbe po i ndjek  Interpol-i, Europol-i e policia zvicerane dhe evropiane. Për në Serbi sado pak po e dimë kah po shkojnë ato miliona euro..Janë ata në rpag të zgjedhjeve, ka fushta ama në Shqipëri kush s ja ban llafin e zgjedhjeve apo ndashta ata i rrinë punve të veta gati ma herët….

Për zotin dy  tonë me u kap me drogë për një vend jo më shumë se katër miljonë banorë,  janë pak si tepër dhe shpesh të shkon mendja ata njerz a ponojnë dicka n’ket dynja t’ Zotit apo vec presin nga qielli mos  po pik ndonjë lekë apo vetëm prej drogës me mbet gjallë…


 

SHPËRNDAJE