KAOS në konsulatat e Kosovës në perendim…

Largimi i punëtorëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme nga ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në disa vende të Europës, ka komplikuar situatën. Aplikimet e shumta nga bashkatdhetarët për dokumente, janë shndërruar në ngarkesë për administratat e konsullatave. Tash Ministria e Punëve të Jashtme duhet të bëjë një zgjidhje.

Ndihmën që kanë pasur në gjashtë muajt e fundit, Ambasadat e Kosovës në disa vende të Evropës, ato më nuk e kanë.

Kontratat e shumë të punësuarve të dërguar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës në këto ambasada dhe konsullata për të ndihmuar në përpunimin e dokumenteve të diasporës kosovare, tashmë kanë skaduar.

Punëtorët shtesë janë kthyer në Kosovë, duke bërë që prapa të lënë shumë aplikime të cilat duhet të përpunohen nga stafi administrativ, që nuk është në numër të mjaftueshëm.

Megjithatë, Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj thotë se në 95 për qind të aplikimeve, bashkatdhetarët i kanë marrë dokumentet sipas afatit ligjor.

“Afati ligjor është deri në dy muaj, por në shumë raste dokumentet janë marrë edhe më herët”, thotë Malaj për Express.


1 Komente

  1. Skender Islami, December 28, 2011:

    Zoteri Naim leni ato Pallavra se un personalisht jam duke Pritur qe 6 muaj…

Komentoni