Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen ka deklaruar se “statusi i Kosovës është përfundimtar, si dhe kufijtë e saj, ndërkaq integrimi i tërësishëm i rajonit të Ballkanit në BE dhe në NAT0, edhe më tej është angazhim numër një për qeverinë amerikane”.

Ndërkaq arrestimi dhe ekstradimi i Ratko Mlladiqit në Hagë është një hap i madh jo vetëm për Serbinë, por edhe për rajonin në drejtim të ujërave më të qeta, tha Kantrimen në Klubin Kombëtar të Gazetarëve në Uashington në një brifing për zhvillimet më të reja në Ballkan. Statusi i Kosovës është përfundimtar, si dhe kufijtë e saj.

Rihapja eventuale e kësaj çështjeje është e rrezikshme për rajonin, sepse vetëm sa do t’u jepte zjarr pasioneve nacionaliste. Sipas tij, nuk ka shtete monoetnike në rajon dhe beson fuqishëm në shoqëritë e atjeshme shumetnike si pjesë të ardhshme të BE-së dhe NATO-s, tha Kantrimen.

SHPËRNDAJE