“Kanceri” i ri i Douglas, ish-gruaja

“Kanceri” i ri i Douglas, ish-gruaja

Pak javë pasi Michael Douglas lajmëroi për shërimin e tij të plotë nga tumori në grykë, aktorit i duhet të luftojë me një “kancer” të ri, me ish-gruan e tij Diandra.

Sipas asaj që raportoi një revistë rozë amerikane, 52-vjeçarja ka paraqitur në gjykatë një kërkesë për të fituar një pjesë të parave nga filmi i fundit i aktorit, “Wall Street Never Sleeps”.

Douglas dhe Diandra u divorcuan në vitin 2000, duke i dhënë mundësinë aktorit që të lidhej në martesë pak muaj më pas me Catherinë Zeta Jones.

Në divorcin e tyre u ra dakord që ish-gruas do t’i kalonte gjysma të gjitha fitimeve që kishte bërë Douglas nga filmat e periudhës kur ishin të martuar, pra midis viteve 1987-2000.

Në pjesën prej 50 milion dollarësh që përfitoi atëherë Diandra, përfshihej edhe filmi “Wall Street”. Së shpejti do të dalë në treg një vazhdim i këtij filmi dhe sipas Diandra-s, në bazë të klauzolave të divorcit, asaj i takon gjysma e fitimeve.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni