Kampionatin e ligave përkatëse i fituan të dyjat,Champions i takon vetëm njërës !

 

 

Nëser prej orës 20:45 minuta në ëembley të Londrës luhet ndeshja më interesante dhe më me peshë në botën e futbollit,finalja e Champions League dhe në një garë të till nuk mund të mungojnë dy ekipet me futbollin më të mirë në kampionatet më të mira,pra  sonte do të ndeshen kampioni i Anglisë dhe i Spanjës.

 

Ju njoftojmë me formacionet zyrëtare të dyja klubeve,të cilat do të mund të ndryshojnë vetëm në raste specifike,apo probleme të papritura të cila do të shpienin në ndërrim taktikash.
Barcelona do të paraqitet me këtë formacion:
(4-3-3): Valdes, Alves, Pique, Mascherano, Puyol, Xavi, Busquets, Iniesta, Pedro, Messi, Villa.
Manchesteri United do të paraqitet me këtë formacion:
(4-4-1-1) Van der Sar; Silva Fabio Da, Ferdinand, Vidiç, Evra, Valencia, Carrick, Giggs, Park, Rooney; Hernandez.
Barcelona tani ka në dispozicion të gjithë mbrojtësit e rikuperuar Adrianon,Abidal dhe Maxëel qka e lejojnë Guardiolën të ketë zgjedhje të mjaftueshme në atë pikë,megjithëse në formacionin e paralajmëruar nga skuadra katalunase shohin se skuadra do të zbres në fushë me Pique dhe Mascheranon në qendër kurse në të majtë do të zhvendoset Puyol.
Në anën tjetër Ferguson ka vendosur që në vend të Oshea ta vendos Da Silvan pasi që ndeshjet e fundi ka treguar vërtet performanca të një niveli të lartë,dhe shpirtë luftarakt në koherencë me ritmin dhe dinamikën e skuadrës.

Barcelona gjatë historisë së sajë ka qenë pjesëmarrëse në gjashtë finale të ligës së kampionëve dhe prej tyre i ka fituar tri,dy prej të cilave 5 vitet e fundit dhe atë kundër dy skuadrave angleze njëra kundër Arsenalit 2006 dhe tjetra pikërishtë kundër Manchester United.

Leo Messi në ligën e kampionëve gjatë këtij sezoni ka shënuar 11 gola dhe një i duhet për të thyer rekordin e Rud Van Nistelrooyit i cili ka shënuar 12 gjatë një sezoni.
Ser Alex është sonte do të bëjë përpjekje për të fituar Championsin e tretë  dhe të vendos një rekord të ri në këtë garë për sa i përketë trainerëve.
Duke e pasur parasyshë se Barcelona ka një skuadër shumë mirë të organizuar në mesfushë dhe që ka futbollistë shpërthyes si Messi dhe në anën tjetër një Manchester e cila është e hekurt në mbrojtje me dyshef Rio dhe Nemanja ndërkohë që ka një kundërsulm vrasës me Rooneyn apo Park mund të themi se në kohën e rregullt ndeshja duhet të përfundojë 1:1 ndërsa nëse shkohet në penallti,Manchesteri e fiton ndeshjen.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni