“Pavarësisht se në këtë plan kemi edhe dokumente të shumta regjionale (konventat e KE dhe BE-së) pakicat përballen me shumë sfida në rrugë e realizimit të të drejtave të veta kolektive. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, janë shembull tipik i diskriminimit sistematik shtetëror të cilit po i nënshtrohen..” ka thne kryetrai i Bujanocit Shaip Kamberi ne nje bisede dhene Jugopress, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jone”
“10 dhjetori” shënon Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Edhe sot e kësaj dite, aprovimi i Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut, nga ana e OKB-së (më 10 dhjetor 1948) shënon përparimin fundamental në mbrojtjen e organizuar të të drejtave të njeriut në planin mbarëplanetarë.
Megjithatë, pavarësisht se në këtë plan kemi edhe dokumente të shumta regjionale (konventat e KE dhe BE-së) pakicat përballen me shumë sfida në rrugë e realizimit të të drejtave të veta kolektive. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, janë shembull tipik i diskriminimit sistematik shtetëror të cilit po i nënshtrohen.
Të drejtat kolektive të pakicave janë një sfidë e vërtetë edhe për testimin e principialitetit të Bashksisë ndërkombëtare. Ajo, po punon në drejtim të krijimit të pakicës (serbe) së privilegjuar në Kosovë. Standardet në këtë aspekt duhet të jenë unike dhe të vlejnë për mbarë Ballkanin Perëndimorë. Ndërtimi i statuseve të privilegjuara për një pakicë jo që e qetëson, por, përkundrazi është burim i pakënaqësive dhe nxitjeve të revoltave afatgjate në këtë pjesë të Evropës.