Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka pritur sot në zyrën e tij ministrin e Mjedisit dhe Planit Hapësinor të Serbisë, Oliver Duliq me të cilin kanë nënshkruar kontratat për ndarjen e mjeteve në zgjidhjen e problemit të Deponisë së Mbeturinave në komunën e Bujanocit.

Valon BEGZADI

Bujanoc,4 nëntor / AIK-Presheva Jonë

 Komuna Bujanocit në vazhdimësi të bashkëpunimit me ministrit përkatëse ka arritur të ngërthej në vete 12 milion dinarë për furnizimin me kontejner shtëpiak të amvisërisë në vendbanime tjera të komunës të cilat duhet të kyçen në sistemin e grumbullimit të mbeturinave.

Për krijimin e një ambienti sa më të përshtatshëm dhe komforë për rrethin ku jetojnë njerëzit, komuna e Bujanocit në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë kanë arritur të zgjidhin edhe çështjen e Deponisë së qytetit dhe realizimin e grumbullimit sistematik të mbeturinave në tërë territorin e komunës së Bujanoci. Me ndihmën e ministrisë është zgjidhur edhe konteksti me “Serbia Shum-n”, lokacionit në të cilën gjendet Deponia.

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka thënë për media se komuna ka marrë 8 milion e 500 mijë dinarë nga Fondi për Ambient Republikan për sajimin në këtë deponi, kurse komuna ka marrë edhe 3 milion e 500 mijë dinarë të tjera. U nënshkruan edhe kontratat për furnizimin me kontejner shtëpiak të amvisrisë në vendbanime tjera të cilat duhet të kyçen në sistemin e grumbullimit të mbeturinave.

Sipas Kamberit me këtë zgjidhe do të shuhen gjashtë deponi të egra që gjenden brenda Bashkësisë lokale të fshatit Rakovc. Me përfshirjen e Tërnocit, me sistemin e rregullt të mbeturinave dhe Rakovcit në mbi 60%  e popullatës së komunës së Bujanocit do të jetë e sistemuar në këtë drejtim.

 “Dhe para se gjithash ajo që është me rëndësi se derisa prej programit “Progress” kemi marrë ne kemi marrë 3 milion e 500 mijë dinarë për hartimin e dokumentacionit për stacionin transferues në këtë lokacion. Nga ministria do të marrim mjetet  e vetë projektit çfarëdo që të jenë , por me gjithë atë mbetët edhe një punë e përbashkët në nivelin rajonal që në kuadër të deponisë “Meteris” të deponohet mbeturinat të cilat nuk janë të reciklueshme dhe të arrihet një marrëveshje regjionale që atje të deponohet materiali edhe nga komuna e Bujanocit”.

Kryetari ka deklaruar se me se me rritjen e kapaciteteve të tjera, posaçërisht me blerjen e një kamioni për bartjen e mbeturinave do të mund të përfshihet edhe bashkësia lokale e Llucanit, Konculit, Nasalcës, Turisë dhe grumbullimet tjera.

Nga ana tjetër ministri i Mjedisit dhe Planit Hapësinor Oliver Duliq ka thënë se ne kemi ardhur sot në Bujanoc për të i vënë pik një problemi që ka zgjatur me vitë për të cilin është ka ardhur deri tek zgjidhja e suksesshme. Ministri ka premtuar se do të financohet një bullduzhere për mirëmbajtjen e deponisë dhe një kamion për grumbullimin e mbeturinave i cili do të mundësoj që të kyçen edhe bashkësitë e tjera në territorin e komunës së Bujanocit.

“Para disa muajve këtu ka ekzistuar bllokada të qytetarëve, një problem ekologjik që ka zgjatur me dekada. Është zgjidhur problemi i pronësisë me ndërmarrjen “SerbiaShum”, mbëlueshmëria e menaxhimit të organizuar të mbeturinave në komunë e Bujanoci, është rritur nga 28 në 60 për qind që është një rezultat i shkëlqyer”

Ministri Duliq tha se institucioni që e udhëheq ai do ta ndihmojë komunën e Bujanocit me të gjitha makinat e domosdoshme, sigurimin e kontinjerëve, hartimin e të gjithë projekteve të domosdoshme dhe në të ardhmen të financohet komplet transferstacionin e mbeturinave që do të i bëhet një qendër riciklimi, ku mbeturinat do të klasifikohen, paketohen dhe barten në riciklim.

SHPËRNDAJE